Problemi i radhës vetëm sa shton shqetësimet rreth sistemit operativ të Microsoft i cili muajt e fundit ka demonstruar mungesë stabiliteti.
Përdoruesit e Gmail zbuluan se aplikacioni Mail në Windows 10 është duke fshirë ose zhvendosur e-mail-et në dosjen spam automatikisht.
Problemi i radhës vetëm sa shton shqetësimet rreth sistemit operativ të Microsoft i cili muajt e fundit ka demonstruar mungesë stabiliteti.
Konkretisht versioni më i fundit i Mail ka thyer konfigurimin e Gmail. Aktualisht e vetmja zgjidhje mbetet ose heqja e Gmail nga aplikacioni Mail ose konfigurimi manual IMAP.
Por çfarë e ka shkaktuar këtë problem? Gishtërinjtë e të gjithë tregojnë nga Përditësimi i Majit 2020 në Windows 10. Vetë Microsoft e ka konfirmuar problemin dhe mbetet shqetësimi kryesor i përdoruesve të Gmail të cilët po e përdorin në masë aplikacionin Mail në Windows 10.
Google është shprehur problemi qëndron në anën e Microsoft dhe mbetet në dorën e këtij të fundit për të përditësuar aplikacionin.
Një metodë sesi të shmangni fshirjen e e-mail-eve është kjo zgjidhje e përkohshme:
Nuk është një zgjidhje ideale sepse krijon dy kopje të një e-mail-i por të paktën nuk do të humbisni informacione që mund të jenë shumë të rëndësishme për ju.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë