Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Një problem në Windows 11 po shkakton përdorim të lartë të procesorit

Specifikisht Microsoft thotë se përdoruesit nuk arrijnë të shikojnë menunë “Effective Access” në kutinë dialoguese “Advanced Security Settings” për skedarët dhe direktoritë.

Një problem në Windows 11 po shkakton përdorim të lartë të procesorit

Nëse po përjetoni një përdorim të lartë të papritur të procesorit në Windows 11, Microsoft është arsyeja e këtij problemi.

Sipas gjigantit të Windows, File Explorer ka një problem i cili prek Windows 11 21H2 dhe 22H2.

Specifikisht Microsoft thotë se përdoruesit nuk arrijnë të shikojnë menunë “Effective Access” në kutinë dialoguese “Advanced Security Settings” për skedarët dhe direktoritë.

Në vend që ti përgjigjet komandës së përdoruesit, procesi Explorer.exe vazhdon të përdorë procesorin edhe pasi kutia dialoguese në fjalë është mbyllur.

Microsoft thotë se ky përdorim i lartë i procesorit do të prekë sistemet Windows 11 deri në momentin që përdoruesit e rindez apo del nga Windows.

Problemi është shfaqur në File Explorer pas përditësimeve KB5026368 dhe KB5026372 në Windows 11 21H2 dhe 22H2 respektivisht. Këto ishin përditësime lançuar më 9 Maj.

Megjithatë kompanisë ju deshën disa javë që fillimisht të pranonte problemin e më pas ta shpjegonte atë. Nëse po përjetoni këtë problem, mund të rindizni kompjuterin ndërsa Microsoft po punon për të gjetur një zgjidhje. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: