Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Nvidia publikon shifrat zyrtare të performancës së RTX 4060

Në shifrat krahasuese të publikuara nga Nvidia, RTX 4060 është testuar me DLSS 3 dhe gjenerim imazhi për të treguar rritje dramatike performance krahasuar me RTX 3060.

Nvidia publikon shifrat zyrtare të performancës së RTX 4060

Nvidia publikoi testimet zyrtare të performancës së kartës grafike të ardhshme RTX 4060 vetëm një javë përpara daljes në shitje më 29 Qershor.

Karta e re grafike me arkitekturën Ada Lovelace është ndjeshëm më e shpejtë sesa modeli paraardhës RTX 3060 bazuar në arkitekturën Ampere.

Megjithatë performanca më e lartë vjen falë një marifeti të Nvidia: RTX 4060 përdor gjenerimin e fps me AI sepse pa të nuk do të ishte as 20 përqind më e shpejtë sesa RTX 3060.

Karta grafike është e bazuar në çipin AD106 me 3072 bërthama CUDA duke prodhuar 15 TFLOPS performancë, ose 15 përqind më shumë sesa RTX 3060.

Avantazhi më i madh i RTX 4060 është tek performance ray tracing dhe Tensor ku kjo e fundit mund të përdoret për AI, për DLSS dhe gjenerim imazhesh me AI.

Në shifrat krahasuese të publikuara nga Nvidia, RTX 4060 është testuar me DLSS 3 dhe gjenerim imazhi për të treguar rritje dramatike performance krahasuar me RTX 3060.

Pa gjenerimin e fps përmes inteligjencës artificiale kompania e pranon se RTX 4060 është vetëm 20 përqind më e shpejtë sesa paraardhësi.

Karta grafike do të prodhohet nga kompanisë si Asus, Colorful, Gainward, Galax, Gigabyte, Inno3D, KFA2, MSI, Palit, PNY dhe Zotac duke filluar nga 29 Qershori dhe 299 dollarë. Megjithatë në varësi të prodhuesit mund të ketë çmim tjetër.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: