Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Nvidia sulmohet nga hakerët, vidhen 1TB të dhëna

“Nuk kemi prova për implementimin e një ransomware e as nëse sulmi ka të bëjë me konfliktin Rusi-Ukrainë,” tha Nvidia.

Nvidia sulmohet nga hakerët, vidhen 1TB të dhëna

Nvidia konfirmoi ditën e Marte se një pjesë e të dhënave u vodhën si pjesë e një sulmi kibernetik javën e kaluar. “Hakerët kanë marrë kredenciale të punonjësve dhe disa informacione të Nvidia nga sistemet dhe kanë filluar ta publikojnë online,” tha kompania.

Nvidia nuk speciifkoi se çfarë është vjedhur nga sistemet e saj. Por sipas PCMag, një grup hakerash quajtur LAPSUS$ mori përgjegjësinë për sulmin. Ky grup thotë se ka marrë 1TB të dhëna përfshirë kodet burimore të driverave.

Ata kërkojnë nga Nvidia një shumë për mos publikimin e informacionit.

Pasi u vu në dijeni të sulmit më 23 Shkurt, Nvidia tha se kishte njoftuar agjencitë ligjzbatuese dhe se ka filluar punën me ekspertë të sigurisë kibernetike lidhur me incidentin.

“Nuk kemi prova për implementimin e një ransomware e as nëse sulmi ka të bëjë me konfliktin Rusi-Ukrainë,” tha Nvidia. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: