Pritet që një strategji e ngjashme të ndiqet edhe me OnePlus 13 ku pas debutimit në Kinë në Tetor do të vijë në tregjet ndërkombëtare në Dhjetor.
OnePlus ka konfirmuar se flagshipi i ardhshëm OnePlus 13 do të debutojë në Tetor dhe do të ketë performancë të paprecedent falë çipit Snapdragon 8 Gen 4.
Përmes një postimi në rrjetin social Weibo, presidenti i OnePlus China Louis Lee konfirmoi se flagshipi i ardhshëm i kompanisë do të quhet OnePlus 13 dhe të debutojë muajin e ardhshëm.
Kjo qëndron në një linjë me një spekulim të fundit se OnePlus do të ndryshonte axhendën e lançimit të flagshipit. OnePlus 12 bëri debutimin në Kinë në Dhjetor përpara se të zgjerohej globalisht dy muaj më vonë.
Pritet që një strategji e ngjashme të ndiqet edhe me OnePlus 13 ku pas debutimit në Kinë në Tetor do të vijë në tregjet ndërkombëtare në Dhjetor.
Lee shpjegon se procesori i ardhshëm i Qualcomm që do të implementohet në OnePlus 13 do të duhet Snapdragon 8 Gen 4 dhe sjell performancë që bën diferencën krahasuar me çipin e kaluar.
Ai thotë se çipi i ri përdor një arkitekturë që sjell performancë të paprecedent në pajisjet OnePlus. Sakaq Qualcomm ka thënë se çipi i ardhshëm mobil do të debutojë në fund të Tetor, specifikisht më 24 Tetor.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë