Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

OpenAI dhe Associated Press bashkëpunojnë për trajnimin e modeleve AI

Marrëveshja dy vjeçare i jep OpenAI akses në arkivën e lajmeve të AP që daton që prej 1985. Të gjitha këto të dhëna do të përdoren për të përmirësuar versionet e ardhshme të ChatGPT dhe mjetet e ngjashme të kompanisë.

OpenAI dhe Associated Press bashkëpunojnë për trajnimin e modeleve AI

Associated Press dhe OpenAI, kompania mëmë e ChatGPT, kanë nisur një bashkëpunim për arsye të tjera që mund tu vinë në mendje.

Nuk bëhet fjalë për përfshirjen e inteligjencës artificiale në prodhimin e lajmeve por si një mënyrë për të trajnuar modelet algoritmike të OpenAI raportoi Axios.

Marrëveshja dy vjeçare i jep OpenAI akses në arkivin e lajmeve të AP që daton që prej 1985. Të gjitha këto të dhëna do të përdoren për të përmirësuar versionet e ardhshme të ChatGPT dhe mjetet e ngjashme të kompanisë.

Është një prej bashkëpunimeve të profilit të lartë mes një media botërore dhe një kompanie të inteligjencës artificiale. Dy kompanisë po punojnë për detajet por edhe AP nga ana tjetër do të fitojë akses në teknologjinë e OpenAI si pjesë e këtij shkëmbimi.

AP prej kohësh ka përdorur teknologji automatizimi për përgatitjen e raporteve dhe me shumë mundësi teknologjia e OpenAI do të përmirësojë më tutje këto procese.

Megjithatë AP nuk përdor teknologjinë e AI për të shkruar artikuj por teknologji të ngjashme për të mbuluar evente lokale sportive në mesin e artikujve të ndryshëm. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L93,990 L

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L