OpenAI prej disa muajsh ka punuar me Broadcom për të krijuar një çip AI për modelet e saj dhe që mund të mbërrijë në 2026.
OpenAI raportohet se po punon me TSMC dhe Bradcom për ndërtimin e një çipi AI dhe të fillojë përdorimin e çipeve AI të AMD krahas atyre të Nvidia për trajnimin e modeleve.
Reuters raportoi se OpenAI – për momentin – ka braktisur planet për të krijuar një rrjet fabrikash të prodhimit të çipeve. Përkundrazi kompania do të përqendrohet tek dizajni i çipeve.
OpenAI prej disa muajsh ka punuar me Broadcom për të krijuar një çip AI për modelet e saj dhe që mund të mbërrijë në 2026.
Ndërkaq OpenAI synon të përdorë çipet AMD përmes platformës cloud Microsoft Azure për trajnimin e modeleve.
Më përpara kompania mbështetej e gjitha në çipet grafike të Nvidia për trajnimin e modeleve por mungesa e tyre dhe vonesat e shumta krahas kostos së lartë kanë bërë që OpenAI të vihet në kërkim të alternativave të tjera.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë