OpenAI lançon një version të ChatGPT për agjencitë shtetërore

OpenAI lançon një version të ChatGPT për agjencitë shtetërore

Lançimi vjen disa orë pasi CEO Sam Altman tha përmes një postimi në rrjetin social X se do të lançonin versione të reja ndërsa fliste për startupin low-cost Kinez DeepSeek.

OpenAI lançon një version të ChatGPT për agjencitë shtetërore

OpenAI lançoi ditën e sotme ChatGPT Gov, një version i ChatGPT për agjencitë shtetërore Amerikane. Sipas kompanisë agjencitë mund të përdorin ChatGPT Gov në platformat e tyre cloud Microsoft Azure dhe do të kenë qasje në funksionalitetet e ChatGPT Enterprise, përfshirë GPT-të e personalizuara.

Lançimi vjen disa orë pasi CEO Sam Altman tha përmes një postimi në rrjetin social X se do të lançonin versione të reja ndërsa fliste për startupin low-cost Kinez DeepSeek.

DeepSeek, të cilit Altman ju referua si konkurrenti i ri, tronditi industrinë AI pasi asistenti i saj pa pagesë dhe me burim të hapur tejkaloi ChatGPT në shkarkime në App Store.

Popullariteti i modelit ka bërë që investitorët Amerikanë të shtrëngojnë shesin asetet e tyre në kompanitë që kanë investuar miliarda dollarë në operacionet AI.

Lëvizja e OpenAI për të ofruar ChatGPT Gov vjen pasi kompania njoftoi se po bashkëpunonte me SoftBank për të ndërtuar infrastrukturën e AI me vlerë 500 miliardë dollarë brenda Shteteve të Bashkuara gjatë katër viteve të ardhshme

Copyright: © PCWorld Albania