Monedhë

Kategoritë

2 ditë më parë

Opera në hapat e Microsoft Edge me integrimin e ChatGPT

Opsionet e reja të Opera janë të ngjashme me ato që Microsoft ka bërë në Edge por ky i fundit ka integruar edhe gjeneruesin e imazheve DALL-E.

Opera në hapat e Microsoft Edge me integrimin e ChatGPT

Opera po teston një panel anësor AI në shfletuesin e saj. Funksionaliteti i quajtur Aria, fuqizohet nga ChatGPT i OpenAI dhe mund të gjenerojë tekst, të shkruajë kod, tu përgjigjet pyetjeve e shumë të tjera sipas postimit në blog të Opera.

Aria jeton brenda panelit anësor të Opera në anën e majtë të ekranit dhe klikimi i ikonës e zbulon atë ku më pas mund të ndërveproni.

Ndryshe nga versioni standard i ChatGPT, shfletuesi AI i Opera qëndron i përditësuar me informacione të fundit nga uebi. Gjithashtu është i aftë ti përgjigjet pyetjeve edhe për vetë Opera-n.

Prezantimi i Aria vjen pas integrimit të disa funksionaliteteve AI të Opera. Në Shkurt Opera shtoi ChatGPT në panelin anësor duke mundësuar gjenerimin e përmbledhjeve të një uebsajti apo artikulli që po vizitoni.

Opsionet e reja të Opera janë të ngjashme me ato që Microsoft ka bërë në Edge por ky i fundit ka integruar edhe gjeneruesin e imazheve DALL-E.

Momentalisht mund të aksesoni panelin AI të Opera vetëm nëse keni versionin e fundit për zhvilluesit të Opera One ose duke shkarkuar Opera beta në Android. Pasi të regjistroheni me një llogari, kompania do tu njoftojë kur qasja është hapur. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 17%
BEST DEALS
Ofertë!

AOC 15.6″ Monitor Portable

14,990 L
Kurseni: 3,000 L
- 19%
Ofertë!

Acer Aspire 3 15.6″, 256GB SSD, Intel Celeron

25,990 L
Kurseni: 6,000 L
- 17%
BEST DEALS
Ofertë!

HP Envy Tower Desktop 64GB, 1TB SSD + 1TB HDD, Core i7

249,990 L
Kurseni: 50,000 L
- 16%
BEST DEALS
Ofertë!

Aorus Master B660 Gaming Desktop 32GB, 1TB, Core i7

269,990 L
Kurseni: 50,000 L