Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Opsionet e reja të Chrome kursejnë kohë dhe memorie RAM

Google thotë se përditësimet e sigurisë dhe performancës së Chrome do të debutojnë këtë javë.

Opsionet e reja të Chrome kursejnë kohë dhe memorie RAM

Modaliteti Memory Saver, prezantuar në 2022 dhe lançuar për të gjithë përdoruesit në fillim të këtij viti, liron memorien RAM nga tabet e shfletuesit Chrome të cilët nuk janë në përdorim.

Kur vendosni shigjetën e mausit mbi njërin prej tyre që është në modalitetin Memory Saver, mjeti tregon detaje rreth përdorimit të tabit aktiv siç është sasia e memories që mund të kurseni duke e bërë jo-aktiv.

Google thotë se tashmë është më e lehtë të specifikoni se për cilat sajte dëshironi që Memory Saver të qëndrojë gjithnjë aktiv. Pas instalimit të përditësimit mund të kontrolloni opsionet e reja në seksionin Performance të Settings në Chrome.

Së fundi Chrome tha se përdoruesit do të kenë opsionin për të ruajtur grupet e tabeve. Për shembull supozojmë se keni një projekt me 25 tabe të hapura por ju duhet të largohen nga puna apo të punoni në diçka tjetër.

Grupet e ruajtura të tabeve ju japin mundësi përdoruesve ti emërtojnë, ti mbyllin apo ti hapin aty ku e kanë lënë.

Google thotë se përditësimet e sigurisë dhe performancës së Chrome do të debutojnë këtë javë. Megjithatë ruajtja e grupeve të tabeve do të vijë “në javët në vijim.”

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 9%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Book3 Ultra 16″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

299,990 L
Kurseni: 30,000 L
- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Asus Rog Strix G16 16″, 16GB, 512GB SSD, Core i7

149,990 L
Kurseni: 10,000 L