Monedhë

Kategoritë

1 javë më parë

Ora e parë Galaxy Watch FE fuqizon edhe më shumë përdoruesit me teknologjinë e avancuar të Samsung të monitorimit të shëndetit

Galaxy Watch FE ofron njohuri gjithëpërfshirëse shëndetësore dhe përvoja të ndërlidhura me Samsung Galaxy me një dizajn elegant.

Ora e parë Galaxy Watch FE fuqizon edhe më shumë përdoruesit me teknologjinë e avancuar të Samsung të monitorimit të shëndetit

Samsung prezantoi Galaxy Watch FE[1], një aksesor i ri në linjën e orëve inteligjente Samsung, me synimin për të zgjeruar përvojën e avancuar dhe gjithëpërfshirëse të monitorimit të shëndetit edhe për më shumë përdorues. Ora e re përfshin performancë të përmirësuar dhe veçori të avancuara të gjurmimit të shëndetit, së bashku me një dizajn elegant dhe të qëndrueshëm.

“Në Samsung, ne përpiqemi t’u japim mundësinë e monitorimit të shëndetit dhe fitnesit sa më shumë njerëzve në mbarë botën që të jetë e mundur, duke i ndihmuar ata të bëjnë ndryshimet e nevojshme për të përmirësuar mirëqenien e tyre çdo ditë dhe për t’i ndihmuar ata të arrijnë qëllimet e tyre,” tha Junho Park, VP dhe Drejtor i Ekipit të Planifikimit të Produkteve të Galaxy Ecosystem, Mobile Experience Business në Samsung Electronics. “Ne jemi të emocionuar tek shtojmë Galaxy Watch FE, aksesorin e ri në portofolin tonë të pajisjeve që mbarten, duke u ofruar më shumë njerëzve qasje në njohuri të personalizuara shëndetësore që i fuqizojnë ata të jenë të motivuar dhe të qëndrojnë më të shëndetshëm ditën dhe natën.”

Stili dhe qëndrueshmëria që fuqizon mirëqenien e përditshme

Galaxy Watch FE, e disponueshme në një madhësi prej 40 mm, ofron një pamje dhe ndjesi të rifreskuar bazuar në dizajnin ikonik të serisë Galaxy Watch. Vjen në tre ngjyra – E zezë, rozë e artë dhe e argjendtë – me rripa të rinj[2] që vijnë me qepje që bien në sy, ngjyrë blu dhe portokalli, duke përmirësuar dizajnin dhe duke ofruar një pajisje elegante që plotëson çdo pamje. Përveç kësaj, Galaxy Watch FE ofron një shumëllojshmëri të fushave të reja të orës që lejojnë përdoruesit të personalizojnë orën e tyre, ndërsa rripi me një klikim gjithashtu e bën të lehtë ndryshimin e këtij të fundit, për t’u kombinuar me çdo stil. Galaxy Watch FE përmban një xham Sapphire Crystal, duke ofruar qëndrueshmëri superiore, e cila u siguron përdoruesve mbrojtje kundër gërvishtjeve gjatë përdorimit të përditshëm.

Duke e bërë çdo ditë më të shëndetshme dhe me më shumë motivim

E pajisur me sensorin e avancuar BioActive të Samsung, Galaxy Watch FE ofron një sërë funksionesh të fuqishme fitnesi dhe mirëqenieje që ofrojnë këshilla të personalizuara dhe të zbatueshme gjatë gjithë kohës. Për të mbështetur një gjumë më të mirë për një fillim të mbarë të çdo dite, Galaxy Watch FE ofron një sërë veçorish të avancuara të gjumit[3], nga monitorimi i modeleve të gjumit[4] deri te stërvitja dhe ndihma për të krijuar një mjedis miqësor për gjumë[5]. Përveç kësaj, përdoruesit mund të monitorojnë shëndetin e zemrës, me një sërë veçorish që monitorojnë performancën e saj. Galaxy Watch FE ofron gjithashtu një pasqyrë më të detajuar për shëndetin e përdoruesit, falë monitorimit të presionit të gjakut[6] dhe EKG-së[7].

Përdoruesit mund të gjurmojnë më shumë se 100 aktivitete të ndryshme së bashku me përparimin e tyre që nga kyçi i dorës. Për vrapuesit, analiza e avancuar e vrapimit i ndihmon përdoruesit jo vetëm të analizojnë performancën e përgjithshme për të maksimizuar efikasitetin, por gjithashtu mund të ofrojë njohuri dhe udhëzime për të ndihmuar në parandalimin e lëndimeve në mënyrë që ata të vazhdojnë të përparaojnë drejt qëllimeve të tyre. Për një përvojë më optimale vrapimi, Zona e Personalizuar e Rrahjeve të Zemrës[8] i ndihmon përdoruesit të vendosin qëllimet e tyre bazuar në aftësitë e tyre fizike.

Galaxy Watch FE i ndihmon përdoruesit të arrijnë qëllimet e tyre shëndetësore dhe të qëndrojnë të motivuar. Body Composition [9]ofron të dhëna gjithëpërfshirëse të trupit dhe fitnesit si tregues për të gjurmuar përparimin. Përveç kësaj, përdoruesit mund të marrin mesazhe motivuese gjatë gjithë udhëtimit të tyre të mirëqenies për të vazhduar përmirësimin.

Përvojat e mundësuara nga ekosistemi Galaxy[10]

Si me çdo seri Galaxy Watch, FE ofron përvoja të lidhura pa probleme midis pajisjeve Samsung Galaxy. Përdoruesit mund ta gjejnë shpejt dhe me lehtësi telefonin e tyre kur nuk e kanë pranë, nga ora e tyre me Find My Phone[11]. Kontrolloni në distancë kamerën tuaj të smartfonit Samsung me Camera Controller [12]për të ndërruar modalitetin, për të ndryshuar këndin ose për të zmadhuar direkt foton nga kyçi i dorës.

Disponueshmëria[13]

Galaxy Watch FE do të jetë i disponueshëm në tregun shqiptar në fillim të korrikut 2024. Më shumë informacion rreth Galaxy Watch FE mund të gjeni në www.samsung.com/al.

[1] Disponueshmëria mund të ndryshojë në varësi të tregut, modelit dhe kombinimit me telefonin inteligjent. Të gjitha funksionet, veçoritë, specifikimet dhe informacionet e tjera të produktit të dhëna në këtë dokument, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetem tek përfitimet, dizajnin, çmimet, komponentët, performancën, disponueshmërinë dhe aftësitë e produktit janë subjekt i ndryshimit pa paralajmërim.

[2] Shitet veçmas. Disponueshmëria e rripave të orëve mund të ndryshojë sipas tregut ose operatorit.

[3] Veçoritë e gjumit janë të destinuara vetëm për qëllime të përgjithshme të shëndetit dhe fitnesit. Matjet janë vetëm për referencën tuaj personale. Ju lutemi konsultohuni me një profesionist mjekësor për këshilla.

[4] Kërkon të dhëna gjumi për të paktën 7 ditë, duke përfshirë 2 ditë pushim.

[5] E disponueshme në pajisjet inteligjente që janë të regjistruara në SmartThings. Kërkon versionin më të fundit të aplikacioneve celulare Samsung Clock dhe SmartThings.

[6] Funksioni i monitorimit të presionit të gjakut është i disponueshëm vetëm në tregje të zgjedhura. Për të siguruar saktësinë, përdoruesit duhet të kalibrojnë pajisjen e tyre çdo katër javë me një manshetë tradicionale të presionit të gjakut. Tipari i presionit të gjakut nuk mund të diagnostikojë hipertensionin, gjendje të tjera ose të kontrollojë për shenja të një ataku kardiak. Nuk synohet të zëvendësojë metodat tradicionale të diagnostikimit ose trajtimit nga një profesionist i kualifikuar i kujdesit shëndetësor.

[7] Funksioni EKG është i disponueshëm vetëm në tregje të zgjedhura. Nuk ka për qëllim të zëvendësojë metodat tradicionale të diagnostikimit ose trajtimit. Funksioni nuk është i destinuar për përdoruesit me aritmi të njohura përveç AFib. Përdoruesit nuk duhet të interpretojnë ose të ndërmarrin veprime klinike bazuar në daljen e pajisjes pa u konsultuar me një profesionist të kualifikuar të kujdesit shëndetësor.

[8] Për të përditësuar diapazonin e secilës zonë HR për vrapim bazuar në aftësitë kardiopulmonare, kërkohet të vraponi jashtë për më shumë se 10 minuta me shpejtësi konstante prej 4 km/h ose më shpejt.

[9] Body composition nuk duhet të përdoret nëse keni të implantuar një stimulues kardiak ose pajisje të tjera mjekësore të implantuara, ose nëse jeni shtatzënë. Rezultatet e matjes mund të mos jenë të sakta nëse jeni nën 20 vjeç. I destinuar vetëm për qëllime të përgjithshme të shëndetit dhe fitnesit.

[10] Disponueshmëria e aplikacioneve/veçorive të caktuara mund të ndryshojë sipas tregut, operatorit ose pajisjes së lidhur.

[11] Funksioni kërkon që ora e përdoruesit të çiftohet me telefonin e tij dhe të identifikohet në të njëjtën llogari Samsung. Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas tregut dhe pajisjes së lidhur.

[12] Kontrolluesi i Kamerës mbështetet në Galaxy Watch4 dhe modelet e lëshuara më vonë të Galaxy Watch kur çiftohen me serinë Galaxy S9 dhe më vonë. Funksioni i zmadhimit të kontrolluesit të kamerës është i disponueshëm në serinë Samsung Galaxy Watch4 dhe modelet e mëvonshme të Galaxy Watch që janë çiftuar me një seri Galaxy S, seri Galaxy Note dhe telefon inteligjent të serisë Galaxy Z me One UI 5.1 ose më lart me mbështetjen e “Kontrollerit të kamerës”.

[13] Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas tregut ose operatorit. Modelet, ngjyrat, madhësitë dhe rripat mund të ndryshojnë në varësi të tregut ose operatorit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Samsung Galaxy Watch 5 44mm

17,990 L
 
- 20%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Watch6 40MM

15,990 L19,990 L
Kurseni: 4,000 L
- 27%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Watch6 44MM

17,990 L
Kurseni: 6,500 L
- 13%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Watch6 Classic 47MM

21,690 L24,990 L
Kurseni: 3,300 L
SAPO ERDHI

Apple Watch Series 8 41mm

28,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple Watch Series 8 45mm

34,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple Watch Series 9 41MM

34,990 L