Përditësimi vjetor i Windows 11-ës ka sjellë probleme të mëdha për shumë përdorues. Jo vetëm që janë ballafaquar me ekranin blu të vdekjes (BSOD) por gjithashtu kanë parë instalim të gabuar të driverave të Intel apo zhdukje të kursorit të mausit.
Por një detaj që mbase shumë pak e kanë vënë re është një direktori cache masive që lë pas ky përditësimi pasi instalohet, direktori e cila nuk fshihet dot dhe ka një kapacitet prej 8.63GB.
Në vetvete direktoria cache nuk përbën probleme se Windows gjithnjë e krijon një të tillë gjatë instalimit të përditësimeve dhe shërben si një hapësirë e përkohshme për mbajtjen e të dhënave të instalimit.
Ajo që nuk konsiderohet normale është pamundësia për të fshirë cache pasi përditësimi është aplikuar. Sipas Windows Latest, çdo përpjekje për të fshirë cache përmes Control Panel është e pasuksesshme.
Edhe metoda të tjera të fshirjes së saj dështojnë. Mund të fshihet vetëm nëse bëni një instalim nga e para të Windows.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë