Specifikisht bëhet fjalë për Advanced Custom Fields, një shtojcë e cila e bën më të lehtë për përdoruesit të përshtatin ndërfaqet e editimit, dhe do të hiqet nga kontrolli i WP Engine ndërsa tani e tutje ka për tu quajtur Secure Custom Fields.
Beteja mes themeluesit të WordPress Matt Mullenweg dhe ofruesit të shërbimeve të hostimeve WP Engine vijon ndërsa Mullenweg tha se platforma ka krijuar një version tjetër të një shtojce zhvilluar nga WP Engine.
Specifikisht bëhet fjalë për Advanced Custom Fields, një shtojcë e cila e bën më të lehtë për përdoruesit të përshtatin ndërfaqet e editimit, dhe do të hiqet nga kontrolli i WP Engine ndërsa tani e tutje ka për tu quajtur Secure Custom Fields.
Mullenweg shkroi se ky është hapi i radhës i nevojshëm për të adresuar një problem sigurie në të. Ekipi i Advanced Custom Fields u përgjigj përmes rrjetit social X duke e përshkruar situatën si: një shtojcë e cila është nën zhvillim aktiv është marrë prej saj pa asnjë autorizim, diçka që nuk ka ndodhur në 21 vite WordPress.
“Ky premtim jetik për komunitetin është shkelur dhe kërkojmë prej të gjithëve të kenë parasysh se një precedent tashmë është krijuar,” shkruante ekipi i ACF.
Por Mullenweg dhe WordPress thanë se situata të ngjashme kanë ndodhur në të kaluarën. Ato drejtuan gishtin nga udhëzimet për shtojcat e WordPress që thonë se WordPress ka të drejtën e çaktivizimit dhe heqjen së një shtojce, të heqë qasjen e zhvilluesve apo të ndryshojnë emrin e saj.
WordPress është një platformë e hapur e menaxhimit të përmbajtjes që përdoret nga miliona uebsajte, përfshirë ne, ndërsa kompani si WP Engine dhe Automattic ofrojnë hostim dhe shërbime komerciale mbi të.
Muajin e kaluar Mullenweg kritikoi WP Engine duke e quajtur një kancer për WordPress. Komentet e tij erdhën pasi WP Engine nuk lejonte një historik ndryshimesh në platformë dhe brendi “WP” krijon konfuzion tek përdoruesit duke i bërë të mendojnë se ka lidhje me vetë WordPress.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë