Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Pixel Watch 3 vjen me ekran më të madh dhe funksionalitete të avancuara

Google thotë se ora ka identifikim të humbjes së pulsit që sipas kompanisë është e para në llojin e saj. Duke përdorur sensorët e zemrës dhe sensorë të tjerë, ora do të kuptojë nëse mbajtësi i saj ka puls ose jo.

Pixel Watch 3 vjen me ekran më të madh dhe funksionalitete të avancuara

Krahas telefonëve të rinj Pixel 9, Google zbuloi në evenimentin e saj të ditës së Marte orën e re inteligjente Pixel Wach 3.

Kjo gjeneratë e tretë përqendrohet e gjitha tek performanca ndërsa shton funksionalitete për gjurmimin e progresit, planifikimin dhe kujdesin ndaj vetes.

Ndryshimi më i madh është prezantimi i një modeli 45mm. Dy gjeneratat e para vinin vetëm me opsionin 41mm ndërsa me Pixel Watch 3 Google konkurron drejtpërdrejtë me Apple Watch dhe Samsung Galaxy Watch 7.

Krahasuar me gjeneratën e dytë, korniza e ekranit është reduktuar me 16 përqind duke i dhënë modeli 41mm 10 përqind më shumë hapësirë ekrani.

Ekranet kanë ndriçim më të lartë gjithashtu deri në 2,000 nits. Gjithashtu ora ka jetëgjatësi baterie prej 24 orësh me ekranin Always-On. Google pretendon se Pixel Watch 3 41mm është 20 përqind më i shpejtë sesa paraardhësi.

Google Pixel Watch 3 do të ketë një udhëzues të ri për gjurmimin e gatishmërisë dhe ngarkesës kardio. Duhet t’ju tregojë se sa fort po punon zemra juaj, duke treguar nëse duhet të ngadalësoni një stërvitje.

Google thotë se ora ka identifikim të humbjes së pulsit që sipas kompanisë është e para në llojin e saj. Duke përdorur sensorët e zemrës dhe sensorë të tjerë, ora do të kuptojë nëse mbajtësi i saj ka puls ose jo.

Më pas do të kontrollojë të dhëna të tjera siç është lëvizja dhe me gjithë këto të dhëna të kuptojë nëse mbajtësi ka kaluar në arrest kardiak.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple Watch Series 8 41mm

28,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple Watch Series 8 45mm

34,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple Watch Series 9 41MM

36,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple Watch Series 9 45MM

34,990 L36,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy Watch Ultra

59,990 L
 
- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Watch6 44MM

16,990 L
Kurseni: 1,000 L
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy Watch6 40MM

16,990 L