Ndërsa në të kaluarën ky plan largonte reklamat në kohështrirjet For You dhe Following, përdoruesit ende mund të shikonin reklama në pjesë të tjera të rrjetit social.
X përditësoi planin Premium+ përdoruesit e të cilët nuk do të shohin më asnjë lloj reklame. Uebsajti i njohur në të kaluarën si Twitter, tha se plani Premium+ që kushton 14 dollarë do të jetë pa reklama.
Ndërsa në të kaluarën ky plan largonte reklamat në kohështrirjet For You dhe Following, përdoruesit ende mund të shikonin reklama në pjesë të tjera të rrjetit social.
Tani reklamat duhet të eliminohen plotësisht për përdoruesit e Premium+. Plani përfshin çdo gjë që kanë dy planet e tjera Basic dhe Premium, përfshirë opsion si etiketa e verifikimit dhe qasje e hershme në asistentin AI të X, Grok.
Për ata që nuk pëlqejnë reklama po as nuk i urrejnë aq shumë, mund të zgjedhin ende planin 7 dollarë në muaj Premium i cili redukton numrin e reklamave që shikoni në kohështrirjet For You dhe Following.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë