Në këtë platformë mund të gjeni edhe informata të tjera të rëndësishme rreth koronavirusit Covid-19 dhe udhëzime rreth masave parandaluese.
Në kuadër të fushatës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, me propozimin e Agon Avdimetaj dhe Farhad Chowdhury dhe me mbështetjen e Ministrit z. Arben Vitia u lançua platforma Fol me Mjekun në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës.
Kjo platformë përmban informacionet e përditësuara lidhur me Koronavirusin Covid-19 në Kosovë dhe përmes saj qytetarët mund të verifikojnë simptomat e tyre nga shtëpia.
Platforma është mundësia valë teknologjisë së kompanisë Amerikane Vianova Health dhe kompania teknologjike nga Kosova Zombie Soup e cila bërë përshtatjen e këtij sistemi për Kosovën në këtë situatë emergjente.
Pjesë e rëndësishme e kësaj platforme është rubrika “Fol me mjekun”, përmes së cilës ju mund të shtroni pyetje lidhur me shqetësimet e juaja shëndetësore rreth Covid-19 dhe të merrni përgjigjet nga profesionistët e shëndetësisë nëse keni simptoma që kanë të bëjnë me virusin Covid-19.
Fol me Mjekun është një pyetësor i automatizuar i cili vlerëson shëndetin tuaj nëse keni simptoma të koronavirusit ose jo.
Në këtë platformë mund të gjeni edhe informata të tjera të rëndësishme rreth koronavirusit Covid-19 dhe udhëzime rreth masave parandaluese.
Platforma është në gjuhët shqipe, serbe dhe angleze dhe mund të aksesohet nga të gjithë duke vizituar: https://kosova.health/
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë