Monedhë

Kategoritë

5 vjet më parë

Platforma inovative online Fol me Mjekun tregon nëse keni simptoma të koronavirusit !

Në këtë platformë mund të gjeni edhe informata të tjera të rëndësishme rreth koronavirusit Covid-19 dhe udhëzime rreth masave parandaluese.

Në kuadër të fushatës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, me propozimin e Agon Avdimetaj dhe Farhad Chowdhury dhe me mbështetjen e Ministrit z. Arben Vitia u lançua platforma Fol me Mjekun në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës.

Kjo platformë përmban informacionet e përditësuara lidhur me Koronavirusin Covid-19 në Kosovë dhe përmes saj qytetarët mund të verifikojnë simptomat e tyre nga shtëpia.

Platforma është mundësia valë teknologjisë së kompanisë Amerikane Vianova Health dhe kompania teknologjike nga Kosova Zombie Soup e cila bërë përshtatjen e këtij sistemi për Kosovën në këtë situatë emergjente.

Pjesë e rëndësishme e kësaj platforme është rubrika “Fol me mjekun”, përmes së cilës ju mund të shtroni pyetje lidhur me shqetësimet e juaja shëndetësore rreth Covid-19 dhe të merrni përgjigjet nga profesionistët e shëndetësisë nëse keni simptoma që kanë të bëjnë me virusin Covid-19.

Fol me Mjekun është një pyetësor i automatizuar i cili vlerëson shëndetin tuaj nëse keni simptoma të koronavirusit ose jo.

Në këtë platformë mund të gjeni edhe informata të tjera të rëndësishme rreth koronavirusit Covid-19 dhe udhëzime rreth masave parandaluese.

Platforma është në gjuhët shqipe, serbe dhe angleze dhe mund të aksesohet nga të gjithë duke vizituar: https://kosova.health/

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: