Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

Procesorët e rinj AMD Ryzen 9000 vinë në Korrik me arkitekturën Zen 5

Në nivelin më të lartë, procesorët Ryzen 9000 dhe arkitektura e re Zen 5 sjell përmirësime të vogla krahasuar me Ryzen 7000 (Ryzen 8000 në desktop përdoret ekskluzivisht për procesorët Zen 4 Ryzen G me grafika të integruara të fuqishme).

Procesorët e rinj AMD Ryzen 9000 vinë në Korrik me arkitekturën Zen 5

Kanë kaluar dy vite që kur AMD prezantoi seritë Ryzen 7000 të procesorëve desktop me arkitekturën e re Zen 4. Sot AMD zbulojë detajet e para të Ryzen 9000 të cilët do të dalin në shitje në Korrik.

Në nivelin më të lartë, procesorët Ryzen 9000 dhe arkitektura e re Zen 5 sjell përmirësime të vogla krahasuar me Ryzen 7000 (Ryzen 8000 në desktop përdoret ekskluzivisht për procesorët Zen 4 Ryzen G me grafika të integruara të fuqishme).

AMD thotë se Zen 5 është 16 përqind më e shpejtë sesa Zen 4 me të njëjtën frekuencë. Kjo shifër është më e ulët sesa diferencat mes Zen 3 dhe Zen 4 ku rritja e performancës ishte 29 përqind.

AMD dhe Intel kanë kompensuar rritje e vogla të performancës me një bërthamë duke shtuar më shumë bërthama në të kaluarën, por Ryzen 9000 nuk ndryshon asgjë. Nga 9600X në 9950X, çipet fillojnë nga 6 bërthama dhe 12 threads deri në 16 bërthama dhe 32 threads. Kështu AMD ruan të njëjtin konfigurim që prej procesorëve desktop Zen 2 dhe Ryzen 3000.

Këto çipe nuk përmbajnë bërthama e vogla Zen 5c siç spekulohej (ekuivalenti i bërthamave E të procesorëve Intel). Bërthamat Zen 5c do të debutojnë sot tek laptopët me çipet e reja AMD Ryzen AI 300. Shtimi i bërthamave E nga Intel e ka ndihmuar këtë të fundit të konkurrojë e madje ta kalojë AMD në performancë të plotë, edhe pse konsumi i energjisë dhe efikasiteti i çipet AMD ka qenë i pakontestuar nga gjeneratat e 12, 13 dhe 14 Intel.

Edhe Apple përdor një përzierje bërthama P dhe E në dizajnët e çipeve për procesorët desktop. Procesorët e rinj desktop Ryzen 9000 nuk përfshijnë një NPU për inteligjencën artificiale, dhe AMD nuk e përmend fare, as grafikat e integruara janë ndryshuar apo përmirësuar.

AMD gjithashtu prezantoi pllakat amë X870 dhe X870E për të shoqëruar procesorët e rinj. I vetmi përmirësime me pllakat amë X670 që debutuan me Ryzen 7000 është frekuenca më e lartë e memories dhe mbështetja për USB4.

Pllakat ekzistuese amë bazuar në AM5 kanë nevojë për një përditësim që procesorët e rinj Ryzen 9000 të funksionojnë në to. Së fundi AMD tha se foleja AM4 e procesorëve (Ryzen 2000, 3000 dhe 5000) do të qëndrojë të paktën deri në 2024 ndërsa AM5 nuk ka një afat sesa do të mbështeten. AMD shquhet për mbështetjen e gjatë të procesorëve ku disa gjenerata procesorësh funksionojnë në të njëjtën pllakë amë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 10%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Asus Rog Strix G17 17.3″, 16GB, 1TB SSD, Ryzen 9

189,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 12%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell G15 5530 15.6”, 16GB, 512GB SSD, Ryzen 7

114,990 L
Kurseni: 15,000 L
- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M18 Gaming 18″, 32GB, 1TB SSD, Ryzen™ 9

259,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 8%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Asus TUF Gaming F15 15.6″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

169,990 L
Kurseni: 15,000 L
- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

259,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 8%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell G15 5530 15.6”, 32GB, 1TB SSD, Core i9

169,990 L
Kurseni: 15,000 L
- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Gaming Desktop Z790 128GB, 2TB SSD, Core I9, Custom Build

515,490 L
Kurseni: 40,000 L