Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

Procesorët e rinj Ryzen AI 300 për laptopët përqendrohen tek inteligjenca artificiale

Microsoft kërkon performancë NPU-je prej 40 TOPS për ti dhënë certifikimin një laptopi si Copilot+, që do të thotë se mund të kryejë të gjitha operacionet e mundshme AI lokalisht në kompjuter.

Procesorët e rinj Ryzen AI 300 për laptopët përqendrohen tek inteligjenca artificiale

Gjenerata e ardhshme e procesorëve AMD për laptopët debuton këtë vit, duke ju bashkuar kështu serive Ryzen 9000 të procesorëve dhe hapur një epokë të re në mënyrën sesi AMD emërton procesorët e laptopëve.

Por ajo çfarë kompania dëshiron të reklamojë më së shumti është performanca e çipeve të reja në inteligjencën artificiale gjeneruese dhe marchine learning duke vendosur emërtimin Ryzen AI dhe theksuar praninë e një NPU-je në to të tejkalon performancën që Microsoft kërkon që të certifikojë një kompjuter si Copilot+.

Seritë e reja Ryzen AI 300, me emrin e koduar Strix Point, pasojnë seritë Ryzen 8040 të lançuar në fillim të vitit të cilat në vetvete ishin vetëm një rifreskim minimal krahasuar me procesorët e mëparshëm Ryzen 7040.

AMD premton performancë AI Deri në 50 TOPS me gjeneratën e tretë të NPU-së që ka integruar në çipet Ryzen AI 300, një rritje e madhe krahasuar me performancën prej 10 TOPS dhe 16 TOPS të ofruara nga NPU-ja e Ryzen 7000 dhe Ryzen 8000.

Gjithashtu do të ishte një performancë më e lartë AI sesa ofrojnë çipet e fundit Snapdragon X Elite dhe Plus të Qualcomm e madje më shumë sesa performanca e projektuar nga Intel për gjeneratën e ardhshme Core Ultra me emrin e koduar Lunar Lake.

Microsoft kërkon performancë NPU-je prej 40 TOPS për ti dhënë certifikimin një laptopi si Copilot+, që do të thotë se mund të kryejë të gjitha operacionet e mundshme AI lokalisht në kompjuter.

E nëse nuk jeni prej atyre që ju bie në sy aq shumë AI, çipet e reja Ryzen AI 300 vinë me bërthama të reja procesorike Zen 5 së bashku me grafikat e integruara RDNA 3.5. çipet do të prodhohen mbi procesin 4-nanometër të TSMC.

AMD zbuloi emrat e vetëm dy çipeve, të dy të segmentit të lartë Ryzen 9. Ryzen AI 9 HX 370 ka 12 bërthama procesorike dhe 15 bërthama grafike, një rritje krahasuar me 8 bërthama procesorike dhe 12 bërthama grafike që kishte procesori më i fuqishëm Ryzen 8040.

Ndërkaq procesori tjetër Ryzen AI 9 365 është një shkallë më poshtë me 10 bërthama procesorike dhe 12 bërthama grafike. Të dy procesorët ndajnë të njëjtën NPU.

Edhe pse vihet re një rritje e numrit të bërthamave tek këto procesorë për laptopët, duhet theksuar se 8 prej tyre në modelin Ryzen 9 HX 370 dhe 6 prej tyre në modelin Ryzen 9 365 kanë bërthama “të vogla” Zen 5c të cilat shihen si ekuivalenti i bërthamave E të procesorët Intel.

Sa i përket bërthamave grafike, AMD nuk ofroi një krahasim mes grafikave të reja Radeon 890M dhe 880M me Radeon 780M. Por tha se 890M është mesatarisht 36 përqind më e shpejtë sesa grafikat Intel Arc të integruara në çipet Core Ultra “Meteor Lake” dhe 60 përqind më e shpejtë sesa grafikat e Snapdragon X Elite.

AMD tha se çipet e reja Ryzen AI do të shfaqen në 100 platforma të ndryshme duke filluar prej Korrikut 2024. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 10%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Asus Rog Strix G17 17.3″, 16GB, 1TB SSD, Ryzen 9

189,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M18 Gaming 18″, 32GB, 1TB SSD, Ryzen™ 9

259,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 12%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell G15 5530 15.6”, 16GB, 512GB SSD, Ryzen 7

114,990 L
Kurseni: 15,000 L
- 8%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Asus TUF Gaming F15 15.6″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

169,990 L
Kurseni: 15,000 L
- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

259,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 8%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell G15 5530 15.6”, 32GB, 1TB SSD, Core i9

169,990 L
Kurseni: 15,000 L