Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Procesori më i shpejtë gaming del në shitje në mbarë botën

Ryzen 7 9800X3D është procesori i parë 3D V-Cache bazuar në arkitekturën Zen 5. Ka 8 bërthama dhe 16 threads, njëlloj si gjeneratat e kaluara 3D V-Cache të Ryzen 7 si 5800X3D dhe 7800X3D.

Procesori më i shpejtë gaming del në shitje në mbarë botën

AMD Ryzen 7 9800X3D, procesori më i shpejtë gaming në botë fuqizuar nga 3D V-Cache, tashmë është në shitje për 479 dollarë.

2024 ka qenë një vit zhgënjyes me lançimet e reja për shumicën e gamerave në të dy kampet, blu dhe kuq, por AMD kishte ruajtur surprizën për në fund. Debutimi i Ryzen 7 9800X3D tregoi një performancë të shkëlqyer gaming dhe efikasitet të lartë.

Procesori tashmë është në shitje në të gjithë distributorët e AMD në mbarë botën.

Ryzen 7 9800X3D është procesori i parë 3D V-Cache bazuar në arkitekturën Zen 5. Ka 8 bërthama dhe 16 threads, njëlloj si gjeneratat e kaluara 3D V-Cache të Ryzen 7 si 5800X3D dhe 7800X3D.

Ka një frekuencë bazë prej 4.7Ghz dhe turbo prej 5.2Ghz, një rritje e konsiderueshme prej 500Mhz dhe 200Mhz respektivisht.

Është i pajisur me 32MB L3 cache me një CCD të vetme dhe 64MB 3D V-Cache e cila në këtë model qëndron nën CCD (Core Complex Die). Ky dizajn i jep mundësi AMD që të kontrollojë më mirë temperaturën e procesorit e cila duket ndjeshëm më e ulët mes 6-8 gradë celsius krahasuar me Ryzen 7 7800X3D.

Një risi është edhe mbështetja për mbifrekuencimin e procesorit dhe e TDP-së prej 120W. Por pika më e fortë e procesorit të ri është se përdoruesit e pllakave amë AM5 që debutuan me seritë Ryzen 7000 mundet thjeshtë të montojnë Ryzen 7 9800X3D në të pa pasur nevojë të zëvendësojnë asnjë komponent tjetër.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: