Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Programi Star Venture i BERZH për mbështetjen dhe zhvillimin e startupeve mirëpret aplikime deri më 20 Shtator

Star Venture përdor një rrjet të dedikuar mentorësh dhe këshilltarësh për të ofruar një gamë të gjerë shërbimesh këshillimore me praktikat më të mira të industrisë.

Programi Star Venture i BERZH për mbështetjen dhe zhvillimin e startupeve mirëpret aplikime deri më 20 Shtator

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të presë aplikime deri më 20 Shtator në Programin Star venture për Ballkanin Perëndimor.

Ky program implementohet nëpërmjet Këshilla të Bizneset e Vogla dhe ka për qëllimin zhvillimin e startupeve me potenciale të lartë rritjeje. Programi Star Venture në Ballkanin Perëndimor financohet nga Luksemburgu përmes Fondit të Impaktit të Bizneseve të Vogla të BERZH dhe Bashkimi Evropian.

Startupet të cilat mund të aplikojnë në programin zhvillues të Start Venture duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të ardhura vjetore deri në 1 milionë euro
  • Të kenë ushtruar veprimtarinë prej të paktën 5 vitesh dhe të kenë raportuar rritje të ardhurash nga operacionet e biznesit për 3 vitet e fundit
  • Të kenë një zgjidhje inovative dhe të provuar bazuar në një teknologji ose model biznesi inovativ
  • Të kenë një avantazh konkurrues
  • Të kenë qasje në një treg të madh

Star Venture përdor një rrjet të dedikuar mentorësh dhe këshilltarësh për të ofruar një gamë të gjerë shërbimesh këshillimore me praktikat më të mira të industrisë.

Duke aplikuar seminare strategjike udhëhequr nga Cambridge IfM Engage dhe garantuar këshillim, mentorim dhe akses në zhvillimin e financave dhe tregut, programi ndihmon startupet të rrisin efikasitetin e rezultateve të tyre duke u rritur me shpejtësi.

Në të njëjtën kohë programi Star Venture ndihmon kompanitë e reja të kapërcejnë disa prej pengesave sistemike në aksesimin e financimit duke i lidhur ato me një rrjet të gjerë investitorësh me interesa strategjike.

Mbi 550 kompani në fazat e hershme në 23 vende të botës janë mbështetur nga Star Venture, nga rajoni i Mesdheut Jugore dhe Lindor, Ballkani Perëndimor, Azia Qendrore, Evropa Lindore, Kaukazet dhe Turqia.

Për të aplikuar në programin Star Venture ju ftojmë të plotësoni formularin në këtë lidhje: https://airtable.com/shrr7pCZ9cZt3E6Jq

Aplikimet janë të hapura deri më 20 Shtator ndërsa do të organizohen disa sesione të hapura me palët e interesuara në datat 29 Gusht, 5 Shtator dhe 12 Shtator përmes platformës Zoom në këtë lidhje: https://us06web.zoom.us/j/81305846349

Më shumë informacion rreth programit Star Venture mund të gjeni në këtë lidhje.

Krahas mbështetjes së startupeve, Star Venture mobilizon mentorët e saj për të ndihmuar akseleratorët e startupeve të ndërtojnë kapacitetet e tyre trajnuese për startupet duke mbështetur kështu rrugëtimin e tyre drejt rritjes. Duke ju dhënë akseleratorëve akses në mjet të cilat përmirësojnë performancën e biznesit të kohortës së tyre të re, Start Venture jep kontribut në mbarë ekosistemin sipërmarrës.

Copyright: © PCWorld Albania