Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Pse Microsoft po i vendos qendrat e të dhënave në fund të oqeanit

Hulumtuesit janë duke analizuar edhe sot arsyet pse kjo qendër të dhënash kishte stabilitet më të larët se sesi këto faktor mund të aplikohen edhe për qendrat e të dhënave mbi tokë për të rritur performancën dhe efikasitetin e tyre.

Pse Microsoft po i vendos qendrat e të dhënave në fund të oqeanit

Pas disa vitesh eksperimentime me përdorimin e një kontejneri nënujor si një qendër të dhënash vendosur në tabanin e oqeanit në bregun e ishujve Orkney të Skocisë, Microsoft përfundoi me sukses projektin.

Kompania nxori nga fundi i oqeanit Projektin Natick pasi e kishte studiuar për disa muaj për përcaktuar nëse është diçka që mund të zbatohet.

Rezultatet treguan jo vetëm një sukses dhe se këto qendra të dhënash nënujore funksionin mjaft mirë sa i përket performancës, por provoi se kjo qendër të dhënash ishte deri në 8 herë më stabile sesa qendrat e të dhënave mbi sipërfaqen e tokës.

Hulumtuesit janë duke analizuar edhe sot arsyet pse kjo qendër të dhënash kishte stabilitet më të lartë se sesi këto faktor mund të aplikohen edhe për qendrat e të dhënave mbi tokë për të rritur performancën dhe efikasitetin e tyre.

Avantazh tjetër ishte operimi i qendrës së të dhënave me efikasitet më të lartë energjie, veçanërisht në vende ku energjia elektrike është problem më vete. Qendra e të dhënave në fund të oqeanit nuk ka nevojë për ajrim artificial të serverëve për shkak të kushteve në tabanin e oqeanit.

Vetë ishulli i Orkney mbulohet nga një rrjet 100% i rinovueshëm energjie nga era dhe dielli edhe pse ato kanë provuar një sfidë për furnizimin e infrastrukturave tradicionale të energjisë elektrike për qendrat e të dhënave në këtë vend.

Projekti Natick i Microsoft u zhvillua për të treguar se qendrat e të dhënave në fund të oqeaneve në të botës mund të provojë një mënyrë modulare për të zgjeruar qendrat e të dhënave duke mbajtur kostot operacionale dhe të energjisë të ulëta. Gjithashtu qendrat e të dhënave vendosen aty ku janë konsumatorët në vend që të ridrejtohet çdo gjë në qendra të centralizuara.

Tani kompania është vënë në kërkim të zgjerimit të madhësisë dhe performancës së këtyre qendrave të të dhënave duke ndërlidhur shumë prej tyre mes vete dhe kombinuar potencialin e tyre.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: