Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Publikohen fotot e Galaxy S21

Modeli më i vogël do të ketë ekran 6.2-inç AMOLED po aq sa modeli S20 i vitit të kaluar së bashku me tre kamera të pasme: 12-megapiksel kryesor, 12-megapiksel me kënd të gjerë dhe 64-megapiksel telefoto.

Publikohen fotot e Galaxy S21

Jemi pothuajse të gjithë të bindur se Samsung ka afruar debutimin e Galaxy S21 nga muaji Shkurt në fillim të Janarit. Duke qenë se nuk mbetet shumë nga aktiviteti Unpacked që do të mbahet në CES, insajderi i njohur i industrisë Evan Blass ofron atë që mund të jenë pamje më të qarta të Galaxy S21.

Telefoni do të vijë në katër ngjyra të ndryshme: purpurt, gri, bardhë dhe pink. Modeli më i vogël do të ketë ekran 6.2-inç AMOLED po aq sa modeli S20 i vitit të kaluar së bashku me tre kamera të pasme: 12-megapiksel kryesor, 12-megapiksel me kënd të gjerë dhe 64-megapiksel telefoto.

Seritë Galaxy S21 do të vinë ose me Snapdragon 888 ose me një prej çipeve të kompanisë si Exynos 2100. Së bashku me modelin standard janë edhe S21 Plus dhe S21 Ultra të cilët i shikoni të detajuar në fotot e paraqitura.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: