Monedhë

Kategoritë

2 javë më parë

Publikohen fotot zyrtare të Samsung Galaxy Z Fold 6 dhe Z Flip 6

Galaxy Z Fold 6 dhe Z Flip 6 pritet të debutojnë më 10 Korrik 2024.

Publikohen fotot zyrtare të Samsung Galaxy Z Fold 6 dhe Z Flip 6

Ndërsa po presim debutimin e Galaxy Z Fold 6 dhe Galaxy Z Flip 6, dhe pas disa muajsh spekulime, janë publikuar në imazhet zyrtare të dy smartfonëve duke na dhënë një ide rreth produktit përfundimtar.

Një përdorues në Reddit është ai që i shpërndau dhe thotë se imazhet janë publikuar gabimisht nga Samsung Kazakistan. Imazhet tregojnë Galaxy Z Fold 6 dhe Z Flip 6 me një dizajn katror.

Nga imazhet mund të shohim skajet e smatfonëve të cilët janë të rrafshëta pa asnjë lakim, një gjuhë dizajni që kemi parë Samsung ta adoptojë në fillim të vitit me seritë Galaxy S24 dhe më pas çdo telefon të lançuar gjatë 2024.

Galaxy Z Flip 6 duket shumë i ngjashëm me paraardhësin, edhe pse forma duket gjithashtu më katrore. Butonat e volumit janë më të dukshëm.

Ndryshimi më i madh vizual i këtj të fundit është kamera ku sensorët e pasëm kanë unazë metalike.

Galaxy Z Fold 6 dhe Z Flip 6 pritet të debutojnë më 10 Korrik 2024. Samsung ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht datën.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy Z Fold5

112,990 L116,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

62,990 L69,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

89,990 L99,990 L
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L
 

Samsung Galaxy S22 5G

33,990 L34,990 L