Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Publikohen video të shpaketimit të Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro dy ditë përpara zyrtarizimit

Në një çift videosh shpaketimi në YouTube nga PBKreviews, mund të shikoni paketimin e Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro së bashku me një paraqitje të shkurtër të dizajnit të tyre.

Publikohen video të shpaketimit të Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro dy ditë përpara zyrtarizimit

Evenimenti i debutimit të Pixel 8 është vetëm pak ditë larg, por dikush ka arritur që të ketë në dorë smartfonin e ardhshëm të Google.

Në një çift videosh shpaketimi në YouTube nga PBKreviews, mund të shikoni paketimin e Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro së bashku me një paraqitje të shkurtër të dizajnit të tyre.

Videot nuk japin detaje më tepër sesa kemi parë nga informatorët e industrisë në javët dhe muajt e kaluar, por tregojnë se të dy telefonët përmbajnë në paketim një kabëll USB-C, një manual dhe një adapter Quick Switch nga USB-A në USB-C me të cilin mund të transferoni përmbajtjet e telefonit të vjetër në Pixel 8.

Gjithashtu prej videos mund të shohim një pamje të variacioneve të ngjyrave. Modeli gri i Pixel 8 ka shiritin e kamerës prej argjendi.

Ndërsa në rastin e Pixel 8 Pro kemi një telefon në ngjyrë të zezë me shirit kamere me shkëlqim. PBKreview gjithashtu tregoi ekranin e bllokimit të dy pajisjeve duke sugjeruar se vinë me të njëjtin sensorë të shenjave të gishtërinjve nën ekran si paraardhësit.

Sipas spekulimeve, Pixel 8 Pro do të ketë ekran 6.7-inç dhe kamera të pasme prej 50-megapiksel kryesore, 48-megapiksel ultrawide dhe 48-megapiksel telefoto 5X. Ndërkaq Pixel 8 vjen me ekran 6.17-inç dhe dy kamera të pasme prej 50-megapiksel kryesore (e njëjtë me Pixel 8 Pro) dhe 12-megapiksel ultrawide.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L