Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

PwC bëhet konsumatori më i madh i OpenAI

Marrëveshja vjen si pjesë e planeve të PwC për të investuar 1 miliardë dollarë në teknologjinë e AI gjeneruese.

PwC bëhet konsumatori më i madh i OpenAI

PwC do të bëhet konsumatori më i madh dhe rishitësi i parë i produktit të OpenAI për sipërmarrjet si pjesë e një marrëveshjeje të re mes dy kompanive ndërsa bizneset po nxitojnë të adoptojnë dhe përfitojnë nga inteligjenca artificiale gjeneruese.

PwC do të lançojë ChatGPT Enterprise, një version i chatbotit të OpenAI për kompanitë e mëdha. Firma do të ofrojë ChatGPT Enterprise për 75 mijë punonjës Amerikanë dhe 26 mijë punonjës Britanikë raportoi Wall Street Journal.

Kompania tha se ka qenë duke zhvilluar GPT të veçanta për të ndihmuar punonjësit e saj me procese si vlerësimi i taksave apo gjenerimi i raporteve.

Marrëveshja vjen si pjesë e planeve të PwC për të investuar 1 miliardë dollarë në teknologjinë e AI gjeneruese.

“Ne jemi të angazhuar në mënyrë aktive në genAI me mbi 95% të llogarive të klientëve të këshillimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, së bashku duke diskutuar përdorimin dhe implikimet e AI me shumë nga klientët tanë të auditimit,” tha PwC.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

259,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 8%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell G15 5530 15.6”, 32GB, 1TB SSD, Core i9

169,990 L
Kurseni: 15,000 L
- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Gaming Desktop Z790 128GB, 2TB SSD, Core I9, Custom Build

515,490 L
Kurseni: 40,000 L