Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Razer Blade 16 është laptopi i parë në botë me ekran 240Hz OLED

Çmimi i tyre nuk është bërë ende i ditur por Razer do të zbulojë më shumë detaje javën e ardhshme në Las Vegas. Razer Blade 16 i ri vjen për të përmirësuar kranin e modelit të vitit të kaluar.

Razer Blade 16 është laptopi i parë në botë me ekran 240Hz OLED

Razer do të paraqesë dy laptopë të rinj Blade në evenimentin vjetor të teknologjisë CES 2024. Kompania thotë se Razer Blade 16 i ri ka panelin e parë 16-inç 240Hz OLED vendosur në një laptop ndërsa Razer Blade 18 ka një panel 18-inç 4K 165Hz.

Çmimi i tyre nuk është bërë ende i ditur por Razer do të zbulojë më shumë detaje javën e ardhshme në Las Vegas. Razer Blade 16 i ri vjen për të përmirësuar ekranin e modelit të vitit të kaluar.

Razer thotë se paneli OLED është zhvilluar në bashkëpunim me Samsung Display. Krahas rezolucionit QHD+ dhe frekuencës 240Hz, ka 0.2ms vonesa transmetimi dhe ka certifikimin VESA Certified ClearMR 11000, një standard që vlerëson nivelin e pikselëve të mjegulluar.

Paneli ka një kontrast prej 1,000,000:1 dhe nivelet e ngjyrës së zezë impresionojnë gjë që e konfirmon edhe certifikimi VESA DisplayHDR True Black 500.

Ndërkaq Blade 18 ka vendosur të lerë pas panelin QHD 240Hz të vitit të kaluar për ta zëvendësuar me një panel 4K 165Hz. Ka 3ms vonesa dhe mbështet Nvidia G-Sync si dhe mbulon 100 përqind të hapësirës së ngjyrave DCI-P3.

Edhe pse Razer mbajti të fshehta specifikat e plota të pajisjeve deri në prezantimin e tyre zyrtar në CES 2024, shtoi se janë ndërtuar me një trup alumini të unifikuar të cilësisë së lartë.

Raporti 16:10 i ekranit mbulon 89 përqind të shasisë me korniza super të holla.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

269,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 14%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Book3 Ultra 16″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

299,990 L
Kurseni: 50,000 L