Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

REDMAGIC 9 Pro është smartfoni më i fuqishëm gaming që mund të blini

Smartfoni është në shitje globalisht nga data 27 Dhjetor 2023 dhe kushton 649 euro për modelin 12GB RAM dhe 256GB hapësirë.

REDMAGIC 9 Pro është smartfoni më i fuqishëm gaming që mund të blini

Qualcomm prezantoi Snapdragon 8 Gen 3 në Tetor, dhe parashikohet që do të jetë procesori i cili ka për të fuqizuar disa prej smartfonëve më të mirë Android në 2024.

Për të përfituar nga avantazhet që sjell ky procesor nuk duhet të prisni deri vitin e ardhshëm ndërsa Nubia prezantoi smartfonin REDMAGIG 9 Pro.

REDMAGIC 9 Pro fuqizohet pikërisht nga ky procesor. Nubia duket se nuk ka kursyer asgjë për ta mbajtur këtë procesor në kushtet më optimale të operimit.

Smartfoni ka një sistem ftohjeje quajtur ICE 13 i cili ka një ventilator 22 mijë rpm, një pllakë të madhe ftohjeje, gypa ajri të përmirësuar dhe disa opsione të tjera të cilat sigurojnë performancë të qëndrueshme dhe të lartë gjatë sesioneve të gjata gaming.

Duke qenë një smartfon gaming, përdoruesit mund të presin disa veçori të avancuara si drita RGB dhe prekje deri në 2000Hz.

Ekrani 6.8-inç 120Hz vjen me teknologjinë OLED dhe një kamër selfie 16-megapiksel nën të. Smartfoni ka një bateri të madhe prej 6500 mAh dhe karikim me kabull 80W.

Normalisht fokusi i tij në gaming do të thotë se REDMAGIC 9 Pro nuk shkëlqyen në fotografike. Megjithatë kamera 50-megapiksel ofron foto mjaft cilësore.

Smartfoni është në shitje globalisht nga data 27 Dhjetor 2023 dhe kushton 649 euro për modelin 12GB RAM dhe 256GB hapësirë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L