Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Rivali i WhatsApp arrin në 400 milionë përdorues

Durov është një prej kritikëve më të zëshëm të WhatsApp. Aplikacioni desktop i Telegram ndryshe nga WhatsApp nuk ka nevojë që telefoni të jetë i lidhur me internetit për ta përdorur.

Aplikacioni i komunikimit Telegram arriti në 400 milionë përdorues aktivë në muaj bëri të ditur kompania, një rritje me 100 milionë që prej Tetorit të 2019-ës.

Shërbimi, i themeluar prej Pavel Durov, i cili ka krijuar edhe rrjetin social Rus VK, tha se çdo ditë janë regjistruar 1.5 milionë përdorues të rinj dhe është aplikacioni i medias sociale më i shkarkuar në 20 vende të botës.

Telegram është duke punuar për të sjellë opsione të reja për përdoruesit si video thirrjet e sigurta në përgjigje të rritjes së popullaritetit të shërbimeve si Zoom dhe Houseparty.

Kompania ka zyrat qendrore në Dubai dhe konkurron me shërbime si WhatsApp i cili ka 2 miliardë përdorues në mbarë botën. Zakonisht Telegram pëson rritje të numri të përdoruesve kur shërbimet e Facebook dalin jashtë funksioni.

Durov është një prej kritikëve më të zëshëm të WhatsApp. Aplikacioni desktop i Telegram ndryshe nga WhatsApp nuk ka nevojë që telefoni të jetë i lidhur me internetit për ta përdorur.

Megjithatë siguria e këtij aplikacioni është bërë objekt debatesh sepse po përdoret për të shkarkuar dhe shpërndarë aplikacione, këngë dhe filma në mënyrë të jashtëligjshme. Pirateria në këtë aplikacion dominon.

Aplikacioni është i ndaluar në Kinë por është tregu më i madh i tij sepse shfrytëzohet përmes një VPN-je.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: