Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Rrjeti social X do të konkurrojë me Zoom me shërbimin e ri

Kompania po teston versionin e saj zë Zoom quajtur X Conference. Një punonjës i kompanisë tha se mjeti i ri po testohet brenda kompanisë.

Rrjeti social X do të konkurrojë me Zoom me shërbimin e ri

Rrjeti social X në përpjekje për tu shndërruar në aplikacionin që ofron çdo gjë, po punon për të sjellë një funksionalitet të ri i cili duket se ju shërben më shumë punonjësve të saj sesa vetë përdoruesve.

Kompania po teston versionin e saj zë Zoom quajtur X Conference. Një punonjës i kompanisë tha se mjeti i ri po testohet brenda kompanisë.

Sipas Chris Park, mjeti është një version bazik i një aplikacioni video konferencash me shumë pjesëmarrës dhe jo aq i sofistikuar sa Zoom apo Google Meet.

Aplikacioni mbështet video thirrjet person-me-person por edhe transmetimet publike përmes Spaces. Rrjeti social ka hasur vështirësi teknike në të kaluarën me transmetimet e profili të lartë siç është shembulli i bisedës së Musk me Donald Trump.

Musk fajësoi një sulm DDoS, një shpjegim që u vu në pikëpyetje nga shumë ekspertë sigurie. Ndërsa nuk është i qartë grupi i përdoruesve për të cilin ky mjet është ndërtuar, nuk është hera e parë që kompania tenton të ofrojë shërbime dhe funksionalitete për korporatat.

Vitin e kaluar X shtoi një mjet kërkimor për vendet e punës.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy Z Fold6

129,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 128GB

71,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro

96,990 L129,990 L
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

114,990 L159,990 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 8 Pro

62,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

61,990 L69,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

86,490 L98,490 L