Ryzen 5 7600X3D është i bazuar në arkitekturën Zen 4, një hap pas krahasuuar me arkitekturën e re Zen 5 që përdoret në procesorët Ryzen 9000.
AMD ka nxjerrë në shitje procesorin gaming Ryzen 7000 3D V-Cache më të lirë. Ryzen 5 7600X3D do të shitet për 299 dollarë dhe pritet të ofrojë një numër të lartë fps ashtu si modelet shumë të suksesshme Ryzen 7 7800X3D dhe Ryzen 7 5800X3D.
Megjithatë njëlloj si me Ryzen 5 5600X3D lançuar në 2023, edhe ky model për momenti do të jetë ekskluzivitet vetëm në SHBA.
Ryzen 5 7600X3D është i bazuar në arkitekturën Zen 4, një hap pas krahasuuar me arkitekturën e re Zen 5 që përdoret në procesorët Ryzen 9000. Ka 6 bërthama Zen 4 me frekuencë bazë 4.1Ghz dhe maksimale prej 4.7Ghz.
Megjithatë seria e fundit Ryzen 9000 nuk është pritur mirë dhe shumica e atyre që janë në Ryzen 7000 me shumë gjasa nuk do ta adoptojnë.
Procesori më i fundit vjen ndërsa Intel po përgatitet për lançimin e Core Ultra 200 në Tetor ndërsa procesorët e rinj mobil Luna Lake do të vinë javën e ardhshme.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë