Përveç aplikacioneve dhe lojërave, sistemi operativ i smartfonit, ashtu si kompjuterit, konsumon një sasi të konsiderueshme të RAM.
Në dekadën e kaluar sasia e memories RAM që një smartfon kishte është rritur me shpejtësi. Sot pjesa më e madhe e smartfonëve kanë memorie RAM që varion nga 2GB deri në 12GB për modelet flagship.
Por ky trend ngre pyetjen sa memorie RAM si duhet një smartfoni? Përgjigje e thjeshtë është 4GB. Ky RAM mjafton për shfletim në ueb, media social, video streaming dhe disa lojëra mobile popullore. Megjithatë sasia e memories RAM varion sipas aplikacioneve që përdorni.
Konsumi i RAM mes Android dhe iOS
Përveç aplikacioneve dhe lojërave, sistemi operativ i smartfonit, ashtu si kompjuterit, konsumon një sasi të konsiderueshme të RAM. Janë dy sisteme operativ popullore: iOS për pajisjet Apple dhe Android për çdo smartfon tjetër.
iOS përdor më pak RAM sesa Android duke qenë se çipet janë të optimizuara ekskluzivisht për produktet Apple. Sot edhe një iPhone 6 e 2014-ës mund të ketë versionin më të fundit të iOS me vetëm 1GB RAM.
Ndërsa Android përdoret nga disa sisteme dhe brende. Çdo prodhues ka versionin e vet të Android duke zënë akoma më shumë RAM. Për shembull modelet më të fundit Samsung Galaxy vetëm sistemi operativ konsumon 2 deri në 3GB RAM.
Sa RAM ju nevojitet në të vërtetë?
Përgjigja varion nga një person tek një tjetër. Disa përdorues i shfrytëzojnë smartfonët vetëm për shfletim, komunikim me mesazhe dhe thirrje, dhe video streaming dhe një sjellje e tillë nuk kërkon shumë RAM. Ndërsa përdorues të tjerë pëlqejnë gaming dhe video editim që kërkon më shumë RAM.
Si të kontrolloni konsumin e memories RAM?
Për të kuptuar sa RAM ju nevojitet duhet të shikoni sa RAM po konsumoni. Për këtë ndiqni udhëzimet mëposhtë:
Android
iOS
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë