Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Safety Check në Chrome sjell një nivel tjetër sigurie dhe privatësie

Akoma më i rëndësishëm është fakti se Safety Check në Chrome në mënyrë automatike do të revokojë një leje që mund ti keni dhënë një sajti kohë më parë por që nuk e keni shfrytëzuar së fundi.

Safety Check në Chrome sjell një nivel tjetër sigurie dhe privatësie

Google lançoi ditën e sotme disa veçori të reja në desktop duke e bërë eksperiencën e shfletimit më të sigurtë por edhe dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi përdorimin e memories së shfletuesit.

Funksionaliteti kyç ishte Safety Check. Duke filluar me versionin 120, Safety Check do të jenë aktiv në sfond në Chrome dhe të dërgojë vazhdimisht paralajmërime kur identifikon nëse një fjalëkalim është kompromentuar ose një shtojcë e instaluar është maluerë.

Gjithashtu do tu kujtojë përdoruesve të përditësojnë shfletuesin në versionin më të fundit.

Akoma më i rëndësishëm është fakti se Safety Check në Chrome në mënyrë automatike do të revokojë një leje që mund ti keni dhënë një sajti kohë më parë por që nuk e keni shfrytëzuar së fundi.

Është e ngjashme me mënyrën sesi funksionojnë lejet në Android dhe ndihmon përdoruesit me një sajt që nuk e përdorin më dhe që mund ti kenë dhënë qasje në vendndodhjen ose mikrofon.

Gjithashtu Safety Check do të pyesë përdoruesit për çaktivizimin e njoftimeve të një sajti që nuk e vizitojnë shpesh.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 9%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Book3 Ultra 16″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

299,990 L
Kurseni: 30,000 L
- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Asus Rog Strix G16 16″, 16GB, 512GB SSD, Core i7

149,990 L
Kurseni: 10,000 L