Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Samsung anulon Android 11 për Galaxy S10

Kompania tërhoqi Android 11 për Galaxy S10 dhe aktualisht nuk është i disponueshëm. Samsung ende nuk ka konfirmuar pse përditësimi është tërhequr.

Samsung anulon Android 11 për Galaxy S10

Kanë kaluar vetëm pak javë që kur Samsung lançoi Android 11 One UI 3.0 për seritë Galaxy S10. Ndërsa pjesa më e madhe e flagshipëve e kishin marrë këtë përditësim, seritë Galaxy S10 ishin hapi i radhës logjik i Samsung me Android 11.

Përdoruesit e Galaxy S10 padyshim u gëzuan me përditësimin që mbërriti në javën e parë të Janarit dhe çdo gjë po shkonte për mrekulli derisa Samsung zbuloi se diçka nuk shkonte.

Kompania tërhoqi Android 11 për Galaxy S10 dhe aktualisht nuk është i disponueshëm. Samsung ende nuk ka konfirmuar pse përditësimi është tërhequr.

Raportime të shumta thonë se kishte disa probleme në firmware që duhej të zgjidheshin. Përdoruesit janë ankuar edhe për turbullim të kamerës dhe mbinxehje të telefonëve. Gjithashtu mund të ketë edhe probleme të tjera të paraportuara që e kanë detyruar Samsung të tërheqë përditësimin.

Nuk dihet se kur Samsung do të ridërgojë përditësimin. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: