Raportimet vinë nga përdorues në Belgjikë, Kroaci, Francë, Gjermani, Itali, Malin e Zi, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Zvicër dhe Britani.
Lançimi i One UI 7 që ishte parashikuar të niste me 10 Prill ka filluar në masë në Europë ndërsa Samsung po mban premtimin e dhënë. Shumë përdorues në rrjetin social Reddit thanë se kanë marrë përditësimin One UI 7 në pajisjet e tyre.
Aktualisht ky përditësim po dërgohet në modelet Galaxy S24, S24+, S25 Ultra dhe Z Fold 6 dhe Z Flip 6. Gradualisht ky përditësim do të dërgohet në më shumë pajisje përfshirë seritë S23, S24 FE dhe më shumë telefonë me ekrane me palosje.
Raportimet vinë nga përdorues në Belgjikë, Kroaci, Francë, Gjermani, Itali, Malin e Zi, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Zvicër dhe Britani.
Duke pasur parasysh beta të zgjatur dhe pothuajse 6 muaj që nga lëshimi i qëndrueshëm i Android 15 për telefonat Pixel, ky është shumë i vonuar, por ende një përditësim i mirëpritur.
One UI 7 është përmirësuar në mënyrë drastike dhe është lehtësisht ndër mënyrat më të mira për të përjetuar Android sot.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë