
Android 13 në telefonët Galaxy sjell gjithashtu Modalitetin Maintenance që fsheh të dhënat e përdoruesit nga teknikët e një dyqani riparimi.

Samsung ka vendosur të lançojë ditën e sotme versionet stabile të Android 13 për tre seri të ndryshme telefonësh.
Bëhet fjalë pikërisht për versionin e ri të sistemit operativ Android 13 bazuar në One UI 5.0 i cili po bëhet i disponueshëm për Galaxy S20, S21 dhe Galaxy Note 20.
Kështu Samsung bëhet prodhuesi më i shpejtë që lëshon versionet e reja Android për disa modele telefonësh njëherazi.
Aktualisht Android 13 është i disponueshëm vetëm për modelet me procesorin Exynos ndërsa për variantet Snapdragon do të bëhet i disponueshëm në ditët në vijim.
Përditësimi është 2GB dhe do të marrë kohë për instalimin e plotë. One UI 5.0 sjell mbështetje për stivimin e widgets, është përmirësuar Samsung Privacy Hub, është rimodeluar ndërfaqja e njoftimeve, gjeste të reja për punën me disa aplikacione, modaliteti Pro për kamerat, opsione të reja aksesibiliteti dhe mbajtja e shënimeve gjatë telefonatave.
Android 13 në telefonët Galaxy sjell gjithashtu Modalitetin Maintenance që fsheh të dhënat e përdoruesit nga teknikët e një dyqani riparimi.
Axhenda e plotë e Android 13 për telefonët Samsung vijon si mëposhtë:
Tetor 2022
Nëntor 2022
Dhjetor 2022
Janar 2023
Copyright: © PCWorld Albania