Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Samsung zbulon SSD-të e reja me shpejtësi marramendëse transferimi

Qendrat e të dhënave kështu mund të ulin ndjeshëm kostot operative dhe të serverëve duke reduktuar edhe gjurmën e karbonit.

Samsung zbulon SSD-të e reja me shpejtësi marramendëse transferimi

Samsung ditën e sotme prezantoi produktet më të reja të memories PCIe 5.0 SSD të cilët duhet të dyfishojnë shpejtësinë çdo dy vite edhe pse ligji Moore është ngadalësuar së fundi.

Dizajnuar për serverët enterprise, PMI1743 SSD mund të arrijë shpejtësi 13,000 MB/s dhe të përballojë 2,500K operacione IOPS krahasuar me PCIe 4.0 NVMe.

PCIe 5.0 mbështet deri në 32 gigatrasferime në sekondë, dyfishin e PCIe 4.0. efikasiteti është përmirësuar gjithashtu me 30%.

Qendrat e të dhënave kështu mund të ulin ndjeshëm kostot operative dhe të serverëve duke reduktuar edhe gjurmën e karbonit.

Edhe pse PCIe 5.0 tashmë ka mbërritur, version i ardhshëm nuk është larg. Puna në PCIe 6.0 ka nisur tashmë. 

Copyright: © PCWorld Albania