Monedhë

Kategoritë

3 ditë më parë

Shfletuesi Brave integron rezultatet e kërkimit në chatbotin AI Leo

Brave theksoi se ky integrim nuk lë në harresë privatësinë sepse kompania nuk ju kërkon përdoruesve të regjistrohen apo kyçen. Gjithashtu nuk ruan bisedat me chatbotin AI në server.

Shfletuesi Brave integron rezultatet e kërkimit në chatbotin AI Leo

Shfletuesi i fokusuar tek privatësia, Brave, ka vendosur të integrojë rezultatet e kërkimit në chatbotin e saj të inteligjencës artificiale Leo.

Rezultatet e kërkimit janë të bazuara në Brave Search API dhe Leo është i integruar në shfletuesin e kompanisë. Brave tha se ky integrim do të ndihmojë përdoruesit të gjejnë informacione më të fundit.

Përdoruesit mund ta shfrytëzojnë këtë integrim për të gjetur informacione rreth rezultateve më të fundit nga sporti, të marrin më shumë kontekst nga një tematikë e caktuar dhe të kërkojnë për tematika të fundit dhe me rëndësi për të krijuar postime të medias sociale.

Brave theksoi se ky integrim nuk lë në harresë privatësinë sepse kompania nuk ju kërkon përdoruesve të regjistrohen apo kyçen. Gjithashtu nuk ruan bisedat me chatbotin AI në server.

Brave tha se nuk përdor përgjigjet për të trajnuar modelet e saj duke thënë se kërkesat që shkojnë në server për tu përpunuar janë anonim dhe fshehin identitetin e përdoruesit.

Sakaq me Leo Premium që kushton 14,99 dollarë, përdoruesit kanë limite më të mëdha dhe qasje në modelet e fundit.

Copyright: © PCWorld Albania