Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Shqetësimet e privatësisë, TikTok kalon të dhënat e përdoruesve Amerikanë në serverët e Oracle

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar zhvilluesit e aplikacionit në lidhje me mënyrën e menaxhimit të të dhënave personale sidomos nëse bëhet fjalë për personale ushtarake ose të inteligjencës.

Shqetësimet e privatësisë, TikTok kalon të dhënat e përdoruesve Amerikanë në serverët e Oracle

Rrjeti social TikTok tha se kishte përfunduar migrimin e serverëve të saj Amerikanë tek kompania Oracle, një lëvizje e cila pritet të adresojë shqetësimet e administratës Amerikane në lidhje me integritetin e të dhënave në aplikacionin e videove me metrazh të shkurtër.

Lëvizja vjen dy vite pasi paneli i sigurisë kombëtare në SHBA urdhëroi kompaninë ByteDance të shiste TikTok për shkak të frikës se të dhënat e qytetarëve Amerikanë mund ti kalonin qeverisë komuniste Kineze.

TikTok është shndërruar në një prej aplikacioneve të medias sociale më popullore në botë me më shumë se 1 miliardë përdorues aktivë në mbarë botën ndërsa SHBA-ja është tregu i saj më i madh.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar zhvilluesit e aplikacionit në lidhje me mënyrën e menaxhimit të të dhënave personale sidomos nëse bëhet fjalë për personale ushtarake ose të inteligjencës.

Urdhri i administratës Trump për shitjen e TikTok nuk u zbatua nga pasardhësi Joe Biden. Orcale kishte diskutuar të blinte një pjesë të aksioneve të TikTok në 2020-ën ndërsa ByteDance ishte nën presion.

Gjiganti Amerikan i shërbimeve cloud tashmë ruan të dhënat e të gjithë përdoruesve Amerikanë në serverët e saj në SHBA falë partneritetit me TikTok.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: