Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Shtetet e Bashkuara dëbojnë Xiaomin

Kina dhe SHBA janë në një luftë tregtare që prej 2018-ës duke vendosur tarifa importesh njëri-tjetrit.

Shtetet e Bashkuara dëbojnë Xiaomin

Presidenti Amerikan Donald Trump i dha goditjen e dytë Kinës dhe kompanive të saj duke vendosur akoma edhe më shumë sanksione në ditët e tij të fundit në zyrë.

Plot 9 kompani Kineze janë shtuar nga Pentagoni në listën e zezë për shkak të lidhjeve me ushtrinë Kineze përfshirë prodhuesin Kinez të smartfonëve Xiaomi.

Trump beson se kompanitë Kineze janë kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Huawei, WeChat dhe TikTok janë kompani të tjera të cilat janë sanksionuar.

Menjëherë pas lajmit aksionet e Xiaomi ranë me 14%. Shumë besojnë se sanksionet e reja janë goditja e fundit që Trump po i jep Kinës përpara inaugurimit të Joe Biden në 20 Janar.

Kina dhe SHBA janë në një luftë tregtare që prej 2018-ës duke vendosur tarifa importesh njëri-tjetrit. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: