Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Smartfonët OnePlus reduktojnë performancën në disa aplikacione

Së fundi një hulumtim gjeti se OnePlus 9 Pro dhe OnePlus 9 reduktojnë performancën e procesorit Snapdragon 888 në aplikacione si Chrome, Twitter dhe WhatsApp.

Smartfonët OnePlus reduktojnë performancën në disa aplikacione

Për herë të tretë në historinë e shkurtër të kompanisë, OnePlus e gjeti veten në telashe të reja lidhur me performancën e telefonëve të saj.

Së fundi një hulumtim gjeti se OnePlus 9 Pro dhe OnePlus 9 reduktojnë performancën e procesorit Snapdragon 888 në aplikacione si Chrome, Twitter dhe WhatsApp.

Megjithatë ajo çfarë hulumtimi zbuloi ishte se as OnePlus 9 Pro dhe as OnePlus 9 nuk manipulonin shifrat e testimit të performancës.

Menjëherë pas raportit ë publikuar nga AnandTech, GeekBench, një prej mjeteve më popullore të testimit të performancës realizoi një hetim të vetin dhe vendosi të dëbonte OnePlus 9 dhe 9 Pro nga rezultatet e testimeve.

“Është zhënjyese të shohim OnePlus që vendos performancën në bazë të emrit të aplikacionit në vend të sjelljes së tij,” tha kompania. “Këtë e shohim si formë manipulimi.”

Kujtojmë se me OnePlus 3T kompania kishte vendosur një kod në OxygenOS që në mënyrë artificiale rriste frekuencën e procesorit Snapdragon ku smartfoni testohej në aplikacione të tilla si GeekBench.

Megjithatë në këtë rast situata duke ndryshe sepse OnePlus redukton performancën për të ruajtur jetëgjatësinë e baterisë dhe përdoruesit nuk do të vërejnë asnjë ndryshim, ngecje apo ngadalësim.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: