Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Sony do të vijojë të ndërtojë smartfonë edhe për ca vite

Vetëm muajin e kaluar kompania prezantoi Xperia 1 V. Ky smartfon fuqizohet nga çipi Snapdragon 8 Gen 2 dhe ju dedikohet fotografuesve dhe vlogerëve. Megjithatë ka një çmim të kripur prej 1400 dollarë.

Sony do të vijojë të ndërtojë smartfonë edhe për ca vite

Apple, Samsung, OnePlus, Google, Xiaomi, këta janë emrat të cilët ju vinë në mendje kur përmenden smartfonët. Sony mbase nuk do të jetë kompania e parë që shumica e njerëzve kanë në konsideratë kur duan të blejnë një telefon.

Megjithatë kompania është ende aty me telefonët e saj dhe synon të vazhdojë në të ardhmen e afërt. Kompania ka nënshkruar një marrëveshje disa vjeçare me Qualcomm për të përdorur procesorët Snapdragon për pajisjet e saj.

Është një shtyrje e afatit të një marrëveshjeje ekzistuese mes dy palëve. Çipet e Qualcomm do të përdoren në pajisjet e ardhshme Premium të Sony së bashku me ato të segmentit të lartë dhe të mesëm.

Vetëm muajin e kaluar kompania prezantoi Xperia 1 V. Ky smartfon fuqizohet nga çipi Snapdragon 8 Gen 2 dhe ju dedikohet fotografuesve dhe vlogerëve. Megjithatë ka një çmim të kripur prej 1400 dollarë.

Kompania prezantoi edhe një model të segmentit të mesëm Xperia 10 V me çipin Snapdragon 695 dhe filloi të shitej në Evropë këtë muaj për 449 euro.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L