Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Sony zbulon numrin e konsolave PS5 të shitura

Në tërësi divizioni i lojërave dhe konsolave gjeneroi 5.1 miliardë dollarë shitje. Shitjet gjatë 2021 ishin 2% më të larta sesa në 2020-ën.

Sony zbulon numrin e konsolave PS5 të shitura

Sony njoftoi se ka shitur 2 milionë PlayStation 5 në tre mujorin e katërt të 2021 duke e çuar totalin në 19.3 milionë.

Është një shifër ndjeshëm më e ulët sesa tre mujori i katërt i 2020-ës kur kompania shiti 3.3 milionë njësi.

Por Sony pati rritje të shitjeve të lojërave me afro 70.5 milionë titujt PS4/PS5 të shitur krahasuar me 61.4 milionë një vit më parë.

Në tërësi divizioni i lojërave dhe konsolave gjeneroi 5.1 miliardë dollarë shitje. Shitjet gjatë 2021 ishin 2% më të larta sesa në 2020-ën.

Megjithatë situata nuk është aq optimiste nëse krahasojmë me PlayStation 4. Për të njëjtën periudhës, PlayStation 4 kishte shitur 3.1 milionë njësi më shumë.

Sony e kishte paralajmëruar me kohë një situatë të tillë duke thënë drejtuar gishtin nga kriza e çipeve. Por kompania beson se në tre mujorin e ardhshëm situata do të përmirësohet me rritje të shitjeve në 34% ose 7.13 miliardë dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 35%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Resident Evil Village – PlayStation 5

6,490 L
Kurseni: 3,500 L
- 10%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Asus TUF Dash F15 Gaming 15.6″, 16GB, 1TB SSD, Core i7

214,990 L
Kurseni: 25,000 L