Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

Të gjitha arsyet përse lavatriçja Samsung AI duhet të zëvendësojë që sot makinën tuaj të vjetër larësë

Elektroshtëpiaket Samsung nuk ofrojnë veç funksionalitet dhe prakticitet, por dhe dizajn.

Të gjitha arsyet përse lavatriçja Samsung AI duhet të zëvendësojë që sot makinën tuaj të vjetër larësë

Përpara se të arrini në pikën, ku vetëm trajtimi mjekësor mund të jetë efikas, për të parandaluar alergjitë, të gjithë pajtohemi se është më mirë t’i parandalojmë simptomat e alergjive sesa t’i kurojmë. Shmangia me kujdes e alergjenëve është parakusht për kontrollimin e reaksioneve alergjike. Por si t’i shmangni alergjenët? Larja e rrobave rregullisht është një hap i rëndësishëm në parandalimin e alergjive. Mikroorganizmat e gjallë të cilat ngjiten në veshjet tuaja, pas një xhiroje në natyrë, janë gjithashtu armiqtë e shëndetit tonë dhe në stinën e pranverës ky “rrezik” është dhe më i lartë. Një bashkëpunëtor i mirë në luftën kundër alergjive mund të jenë lavatriçet dhe tharëset e kombinuara Samsung, që eliminojnë të gjitha papastërtitë dhe bakteret. Më poshtë do të rendisim disa arsye se përse një lavatriçe Samsung AI duhet të zëvendësojë që sot makinën tuaj të vjetër larëse.

Procese pastrimi si asnjëherë më parë

Proceset e gjata të larjes, koha e tharjes mund të shndërrohen në punë që marrin pafund orë nga dita juaj, duke e shndërruar procesin e larjes së rrobave, pa përmendur hekursojen në shqetësim të përditshëm. Kjo mund të kërkojë mund, shumë energji, e mbi të gjitha kohë. Ndodh që jo rrallë herë punët e shtëpisë të marrin kohën më të madhe të fundjavës, por më poshtë do gjeni një pajisje “inteligjente”, të vetme që do t’ju ndryshojë përditshmërine tuaj. BESPOKE AI™, makina larëse dhe tharësja nga SAMSUNG do ta kthejë larjen e rrobave në punën tuaj të preferuar. Cikli i higjienizimit me pastrimin me avull përmirëson cilësinë e pastrimit të rrobave dhe eleminon 99.9% të baktereve dhe alergjentëve. Lavatriçja e re Bespoke AI™ e Samsung ofron larje efektive dhe inteligjente sipas nevojave tuaj.

Larje inteligjente

Vera vjen me rritje temperaturash, ditë të gjata të nxehta, nevojë për të ndërruar shpesh veshjet.. Zakonisht gjatë kësaj periudhe gardëroba jonë bëhet më e çorganizuar, veçanërisht nëse kemi shumë rroba. Në rast se keni një kod veshjeje në punë, por gjithashtu do të dëshironit të lehtësoni stresin duke u stërvitur më shpesh, rrobat tuaja sigurisht që do të grumbullohen sa hap e mbyll sutë. Të gjitha këto sfida do kalohen me sukses nga lavatriçet dhe tharëset e kombinuara Samsung.

Lavatriçja e re Bespoke AI™ e Samsung ofron larje efektive dhe inteligjente me teknologjinë Ecobubble™ e cila mundëson larje në temperatura të ulëta e pastrim të plotë, ndërsa zgjidhja AI llogarit dhe përdor në mënyrë inteligjente sasinë e duhur të ujit dhe detergjentit për të mbrojtur rrobat dhe planetin. Pra nuk është nevoja e proceseve të gjata apo 90 gradë që rrobat tuaja të bardha të shkëlqejnë. Gjithçka duhet të bëni është të vendosni ciklin që dëshironi apo llojin e rrobave që do të lani dhe programin e vendos lavatriçja juaj.

Dizajn dhe funksionalitet

Elektroshtëpiaket Samsung nuk ofrojnë veç funksionalitet dhe prakticitet, por dhe dizajn. Kapaciteti deri në 11 kg në një kabinet standard prej 600 mm do ju lejojë të lani më shumë rroba dhe dizajni i thjeshtë dhe i sheshtë do të kombinohet më së miri me çdo ambient të brendshëm.

Këto ishin vetëm disa nga arsyet se përse çdo shtëpi duhet të posedojë një lavatriçe të zgjuar Samsung, por shumë të tjera ju mbeten për t’u zbuluar pasi ta bëni tuajën këtë pajisje kaq të fuqishme.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

62,990 L69,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

89,990 L99,990 L
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L
 
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy Tab A9 8.7″ 2023

14,990 L17,990 L
 
- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Tab A9+ 11″ Wi-Fi, 5G 2023

25,990 L27,990 L
Kurseni: 2,000 L