Nëse keni një iPhone që ka debutuar nga 2017 ose më herët nuk mund të instaloni versionin më të fundit të iOS edhe pse telefoni do të vijojë të funksionojë normalisht.
Kur iPhone 16 të debutojë në evenimentin Apple në më pak se një javë, pjesë e saj do të jetë iOS 18 që Apple e ka detajuar në konferencën e saj të zhvilluesve në Qershor.
Por nëse nuk keni planifikuar të blini një iPhone të fundit, mbase mund të ngelin me një sistem operativ që nuk mbështetet më nga Apple.
Zakonisht çdo vit disa modele të vjetra iPhone hiqen nga lista e versioneve të iOS. Vitin e kaluar për shembull iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X mbetën jashtë që do të thotë se përdoruesit e atyre telefonëve nuk mund të kalonin në iOS 17.
iPhone e pajtueshëm me iOS 18
Lajmi i mirë këtë vit është se nëse keni një iPhone që është përditësuar në iOS 17 vitin e kaluar, ajo pajisje duhet të jetë e aftë të kalojë edhe në iOS 18 sipas Apple.
Kjo do të thotë se nuk do të detyroheni të blini një telefon të ri për të përfituar nga avantazhet më të fundit që sjell softueri i ri i Apple.
Telefonët që mbështeten nga iOS 18 vijojnë si mëposhtë:
E thënë ndryshe nëse keni një iPhone që ka debutuar nga 2017 ose më herët nuk mund të instaloni versionin më të fundit të iOS edhe pse telefoni do të vijojë të funksionojë normalisht.
Edhe pse disa iPhone e vjetër do të mund të kalojnë në iPhone 18, jo të gjithë mund të përfitojnë nga funksionalitetet AI të Apple Intelligence. Madje shumica do të ngelen jashtë pasi Apple Intelligence funksionon vetëm në iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max.
Sakaq mbarë linja iPhone 16 pritet të mbështetë Apple Intelligence.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë