Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Teknologjia NFC do të funksionojë në distancë më të madhe

Sot autoriteti përgjegjës për zhvillimin e teknologjisë, NFC Forum, përcaktoi disa hapësira kyçe të cilat do të shtyjnë teknologjinë përpara deri në 2028.

Teknologjia NFC do të funksionojë në distancë më të madhe

Shërbime “tap-to-pay” siç është Apple Pay së shpejti nuk do të kenë më nevojë për të afruar telefonin pranë një POS.

Kjo sepse teknologjia NFC, që funksionon duke afruar telefonin me një terminal pagesash, do të ketë fuqi të reja në 2-5 vitet e ardhshme siç është rritja e distancës së operimit dhe teknologji karikimi wireless më të fuqishme.

NFC, e cila qëndron për Near Field Communication, është në brendësi të mijëra pajisjeve ditën e sotme nga smartfonët tek laptopët e madje tek makinat.

Sot autoriteti përgjegjës për zhvillimin e teknologjisë, NFC Forum, përcaktoi disa hapësira kyçe të cilat do të shtyjnë teknologjinë përpara deri në 2028.

Forumi përbëhet nga qindra kompani përfshirë Apple, Google, Huawei, Sony, NXP dhe Qualcomm.

Një prej pikave të dobëta të NFC është distanca e shkurtër e operimit. Që një lidhje NFC të jetë e sukesshme, pajisjet duhet të jenë në një distancë prej 5mm, që konsiderohet e vogël për të mundësuar pagesat pa kontakt (contactless payments.)

Forumi NFC synon që këtë distancë ta katërfishojë në 30mm. Kjo do ta bënte të lehtë për njerëzit që përdorin transportin publik dhe bëjnë pagesat me NFC që do të thotë se nuk kanë pse të nxjerrin telefonin nga çanta.

Gjithashtu NFC Forum synon të rrisë fuqinë e karikimit wireless nga 1W në 3W. Edhe pse është shumë e ulët krahasuar me standardin Qi që është 15W, do të mundësoni karikimin e pajisjeve të vogla.

Zhvillimet e lartpërmendura do të prezantohen në axhendën e zhvillimit gjatë një webinar publik më 27 Qershor.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L