Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Telefonët e rinj Pixel të Google kanë një sekretar telefonatash me inteligjencë artificiale

Shërbimi kontrollon vazhdimisht për thirrje hyrëse dhe njofton telefonuesin kur përdoruesi kthehet në telefon.

Së bashku me telefonët Pixel, Google prezantoi një risi ditën e djeshme quajtur Hold for Me.

Të gjithë ata që kanë një telefon Pixel 5 dhe Pixel 4a dhe jetojnë në SHBA mund të përdorin mjetin Google AI si një sekretar automatik i cili e lë telefonuesin në pritje derisa marrësi të ketë mundësi ti përgjigjet.

Shërbimi kontrollon vazhdimisht për thirrje hyrëse dhe njofton telefonuesin kur përdoruesi kthehet në telefon. Në të njëjtën kohë Google Assistant do të kërkojë qendrës së telefonatave ta lënë në pritje.

Shërbimi ka disa kufizime. Debutimin i parë është tejet i kufizuar duke qenë se telefoni Pixel 5 është prodhuar vetëm në 800 mijë njësi. Gjithashtu funksionon vetëm në SHBA.

Në zemër të tij është Google Duplex, teknologjia nga një herë kontroverse që kompania ka përdorur për të automatizuar telefonatat.

Lançuar në 2018-ën, shërbimi Duplex mund të përdorej për të caktuar takime, bërë rezervime automatike në restorante apo asistenti virtual që kryen thirrjet telefonike.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: