Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Telefoni i ri i palosshëm i Google ka ekran 8-inç dhe kushton 1799 dollarë

Pixel 9 Pro Fold ruan këtë identitet, e cila konsiderohet gjë e mirë. Ndryshimi më i madh është në aspektin e harduerit, kalimi nga një ekran 7.6-inç në një ekran 8-inç kur hapet plotësisht. Për krahasim iPad Mini është vetëm 0.3-inç më i madh.

Telefoni i ri i palosshëm i Google ka ekran 8-inç dhe kushton 1799 dollarë

Telefonët Pixel dominuan evenimentin e ditës së Marte Made by Google 2024. Përveç një linje të rifreskuar telefonësh, kompania zbuloi edhe pasardhësin e telefonit të parë me ekran me palosje Pixel Fold.

Emërtimi e vendos në një linjë me portofolin e produkteve të kompanisë ndërsa vetëm koha do të tregojë nëse termi “Pro” justifikon çmimin prej 1,799 dollarësh të pajisjes.

Kur debutoi Verën e kaluar, Pixel Fold mori vëmendjen e shumë analistëve ndërsa ishte një madhësi më të menaxhueshme sesa ajo e Samsung Galaxy Z Fold.

Pixel 9 Pro Fold ruan këtë identitet, e cila konsiderohet gjë e mirë. Ndryshimi më i madh është në aspektin e harduerit, kalimi nga një ekran 7.6-inç në një ekran 8-inç kur hapet plotësisht. Për krahasim iPad Mini është vetëm 0.3-inç më i madh.

Ekrani kryesor ka një paneli OLED 2076×2152 piksel me 373 piksel për çdo inç. Frekuenca e rifreskimit arrin deri në 120Hz ndërsa ndriçimi deri në 2,700 nits. Ekrani i jashtëm është rritur në madhësi gjithashtu nga 5.8-inç në 6.3-inç. Ky i fundit ka dendësi prej 422 piksel për çdo inç dhe rezolucion 1080×2424. Mbulohet nga shtresa Gorilla Glass Victus 2.

Pajisja është gjithashtu më e hollë sesa model i kaluar me vetëm 10.6mm i mbyllur dhe 5.8mm i hapur. Bateria prej 4650mAh ofron 24 orë jetëgjatësi. Njësoj si modelet e tjera Pixel 9, smartfoni ka çipin e ri Tensor G4 të Google. Shoqërohet nga 16GB RAM dhe 256GB ose 512GB hapësirë.

Pjesa e pasme e telefonit trashëgon të njëjtin ndryshim dizajni si modelet e tjera Pixel. Tre kamera të pasme janë implementuar: 48-megapiksel kryesore, 10.5-megapiksel me kënd të gjerë dhe 10.8-megapiksel telefoto. Ky i fundit ofron zmadhim optik 5x dhe Super Res Zoom 20x.

Lajmi i madh është padyshim integrimi i Gemini. Telefoni vjen me një vit abonim falas One AI Premium i cili përfshin Gemini Advanced, Gemini në Gmail dhe Docs dhe 2TB hapësirë në Google Cloud. Telefoni ofron 7 vite përditësime të garantuara të sistemit operativ.

Del në shitje prej datës 4 Shtator. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Google Pixel 8 Pro

62,990 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 7a

36,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy Z Fold6

129,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

61,990 L69,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

86,490 L98,490 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy A55 5G

27,990 L32,990 L
- 4%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy A35 5G

23,490 L24,490 L
Kurseni: 1,000 L