Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Telefoni më i shitur i tre mujorit të fundit nuk është Samsung as Xiaomi

40% e volumit global të Apple gjatë kësaj periudhe ishte iPhone 11 ndërsa iPhone SE 28%. Është tre mujori i katërt me radhë që iPhone 11 mban vendin e parë.

Dy smartfonët më të shitur në tre mujorin e tretë ishin iPhone sipas të dhënave që vinë nga firma analitike Canalys. Në listën e 10 telefonëve më të shitur është janë edhe 5 modele Samsung dhe 3 Xiaomi.

Asnjë prej tyre nuk ju afrua dot iPhone 11 i cili është kilometra përpara konkurrencës me 16 milionë njësi të shitura. Në vendin e dytë vjen iPhone SE me afro 10 milionë njësi. Kujtojmë se SE është modeli më i lirë i iPhone në shitje.

40% e volumit global të Apple gjatë kësaj periudhe ishte iPhone 11 ndërsa iPhone SE 28%. Është tre mujori i katërt me radhë që iPhone 11 mban vendin e parë.

Në vendin e tretë është Galaxy A21s i Samsung i cili është thuajse barazi me iPhone SE ndjekur ngushtë nga Galaxy A11. Në fakt telefonët e vetëm Samsung që hyjnë ndër më të shiturit janë modele buxhetore të linjës Galaxy A. Modeli më i shtrenjtë është Galaxy A51 me afro 8 milionë njësi të shitura.

Edhe në rastin e Xiaomi telefonët më të shitur janë buxhetorë si Redmi Note 9 me mbi 6 milionë njësi të shitura, apo Redmi 9 dhe Redmi 9A me pak më pak se 6 milionë njësi të shitura.

Asnjë telefon 5G nuk ka hyrë në listën e 10 telefonëve më të shitur të kësaj periudhe Korrik-Shtator.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: