Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Telegram lançon shërbimin me pagesë me funksione të avancuara

Përdoruesit e planit mund të krijojnë deri në 20 direktori bisedash me 200 biseda secila dhe të shtojnë një llogari të katërt në çdo aplikacion Telegram.

Telegram lançon shërbimin me pagesë me funksione të avancuara

Telegram lançoi ditën e sotme shërbimin me pagesë Telegram Premium që do të kushtojë 5 dollarë në muaj. Lajmin e bëri të ditur vetë kompania përmes një postimi në blog dhe disa prej veçorive kryesore të këtij plani janë dërgimi i përmbajtjeve në madhësi të larta, shkarkime të shpejta, më shumë kanale dhe afisha unike.

Aktualisht përdoruesit mund të dërgojnë përmbajtje me madhësi deri në 2GB, por përdoruesit me Premium do të mund të dërgojnë deri në 4GB. Gjithashtu munden që të shkarkojnë përmbajtje në shpejtësinë e plotë të internetit të tyre në vend të përdoruesve pa pagesë që kanë shpejtësi të kufizuara.

Plani Premium gjithashtu dyfishon limitin e kanaleve që mund tu bashkohet deri në 1 mijë. Përdoruesit e planit mund të krijojnë deri në 20 direktori bisedash me 200 biseda secila dhe të shtojnë një llogari të katërt në çdo aplikacion Telegram.

Së fundi plani Premium sjell veçori si transkriptime nga audio në tekst, menaxhime të bisedave, biografi më të gjatë, foto profili të animuara, më shumë karaktere për etiketat e përmbajtjeve media, 400 GIF të preferuara, deri në 20 lidhje publike t.me, etiketa Premium, ikona aplikacionesh dhe heqje reklamash.

Telegram tha se është një prej aplikacioneve më të shkarkuara në 2022 dhe sot numëron 700 milionë përdorues aktivë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Redmi Airdots 2S

2,490 L